Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njeriu i sulmuar nga nacionalistët e vendit të tij(pse është shprehur së koncepti i Serbisë së Madhe nuk ha më bukë), nuk ka pse të ndjehet si i prerë në besë nga deklarata e pardjeshme e Kryeministrit të Shqipërisë. Kosova si shtet i pavarur është një realitet i pamohueshëm në Evropë. Serbia duhet të zgjohet nga kllapia e ëndrrave të vjetra nacionaliste. Asgjë mëtë shtrenjtë se sa integrimi evropian nuk ka dhe për vetë Serbinë, nuk i bën më shumë mirë asaj dhe qytetarëve të vet.
E kundërta do të ndodhë, nëse ky vend bie sërish në masë pre e sëmundjes së vjetër të shovinizmit, pse do ta shtynte shumë prapa kalendarin e tij evropian. Këtë, njeriu më i pushtetshëm i Beogradit, Kryeministri serb, e ka kuptuar me kohë dhe që nga 27 prilli i këtij viti, dita kur u bë Kryeministër, punon për ta afruar gjithnjë e më tepër vendin e tij me familjen e madhe evropiane. Këto përpjekje janë të lavdërueshme, serioze dhe janë mirëpritur nga të gjithë vendim-marrësit e politikëbërësit në Bruksel, pse një afrim i përshpejtuar i Serbisë me Bashkimin Evropian dobëson pozitat e Rusisë në Evropë.
Kjo mirëpritje nganjëherë i gabon politikanët serbë, duke i bërë të mendojnë se janë mirëfilli shumë të pushtetshëm e të dëgjueshëm në Bruksel, se dinë të lobojnë dhe t’i bëjnë gjërat më mirë se shumë të tjerë në kontinentin tonë. Një shenjë mendjemadhësie dhe humbjeje vetëkontrolli ishte edhe sjellja e mijëra tifozëve në stadiumin e Beogradit një muaj më parë. Ajo nuk u kritikua nga Kryeministri serb, që me deklaratat e tij i mbajti ison afsheve të vjetra shovene. Ai duhet kuptuar.
Vepron në një mjedis kur i duhet të sillet jo pak herë edhe si nacionalist. Aleati i tij i madh dhe i pushtetshëm në Partinë Progresiste Serbe që Vuçiç drejton, Presidenti Tomislav Nikoliç, është një nacionalist i thekur. Vuçiç i duhet të mbijetojë dhe të vazhdojë të drejtojë Serbinë drejt projektit të tij madhor të afrimit të plotë me Bashkimin Evropian. Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë e pashmangshme në këtë rrugë, por ajo ende tani është e parakohshme, për rrjeshtimin e forcave politike në Beograd. Vetë vizita e Edi Ramës në kryeqytetin serb është sfidë e fortë ndaj qindra mijërave ende të sëmurë me shovinizmin e Serbisë së Madhe në këtë vend. Duke e pranuar vizitën dhe organizuar pritjen dhe takimet, Vuçiç, edhe pse fiton pikë në bruksel, mund të humbasë shumë më tepër pikë e terren në aleatët që ka në forcat politike në Serbi, si dhe mund të egërsojë dhe motivojë dhe më shumë kundërshtarët e tij.
Kjo është arsyeja pse ai priste një Ramëmë të urtë, të përkulur nga pesha e mikpritjes dhe “sakrificës” së tij kundër “idealeve” shovene. Por Rama deklaroi pa u tutur edhe në Beograd realitetin e Kosovës dhe Kryeministri serb e pa veten të goditur. Është pesha e reagimit të forave ende shumë të fuqishme nacionaliste të vendit të vet, sapo Kryeministri shqiptar të kapë avionin për në Tiranë. Vuçiç do t’i duhet të përballojë inatin dhe zemërimin si të Nikoliç, ashtu dhe të shumë politikanëve te fuqishëm nacionalistë.
I hapet shumë punë dhe ndoshta, edhe i dobësohen disi pozitat si njeriu i fortë i Beogradit. Mbështetja e Perëndimit dhe sidomos e Brukselit, në përballimin e “ujqërve të vjetër e të rinj” të nacionalizmit të skajshëm në Serbi, nuk i pin ujë. Këto janë të gjitha arsye të mjaftueshme për mosdhënien e dorës Ramës në konferencën e shtypit, si dhe për qëndrimin e tij të ashpër në publik e kudo, duke deklaruar se përmendja e Kosovës nga Kryeministri shqiptar ishte një provokim.
Vuçiç e di mirë se një ditë Serbia do ta njohë Kosovën, por nuk do të jetë koka e turkut e zemërimit të nacionalistëve të skajshëm serbë. Sikurse e di dhe po aq mirë se Shqipëria dhe vetë Rama janë paqësorë dhe nuk punojnë kundër Serbisë në Ballkan e në Bruksel. Se shqiptarët nuk i kanë bërë asgjë të keqe projektit të tij për Serbinë evropiane. Por i duhet të luajë pjesën, të tregohet zemërthyer e zemërak tani, që të mos përmbytet nga vala e tërbimit shoven të mijëra serbëve të indoktrinuar, pse Edi Rama përmendi Kosovën e pavarur në Beograd.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com