Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka të miratuar me ligj minimumin jetik, ndërsa mijëra qytetarë vazhdojnë të jetojnë me pensione dhe ndihmë ekonomike shumë poshtë kufirit të varfërisë. Ky ishte një nga shqetësimet kryesore që ngriti Avokati i Popullit, Endrit Shabani, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për vitin 2025.
Shabani i bëri thirrje Kuvendit të miratojë sa më parë minimumin jetik, duke theksuar se sipas përllogaritjeve të përditësuara kufiri i varfërisë në Shqipëri ka arritur në 22 mijë lekë në muaj për frymë.
“Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, tha ai.
Sipas Avokatit të Popullit, rritja e pagës minimale dhe pensioneve nuk mjafton nëse mungon një standard ligjor që përcakton nivelin minimal të jetesës.
“Rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve i përshëndesim, por mbeten masa të pjesshme për sa kohë nuk kemi një prag ligjor minimumi jetik. Këtu nuk po flasim për një zë në buxhet, por për një standard minimal që shteti u detyrohet qytetarëve të vet. Pa një minimum jetik të miratuar me ligj, çdo pension dhe çdo ndihmë ekonomike do të vazhdojë të përcaktohet pa një pikë reference për dinjitetin njerëzor, duke i çuar qytetarët në varfëri ekstreme. Kjo situatë duhet të ndryshojë me ligj”, deklaroi Shabani.
Në raportimin e tij, ai evidentoi se fusha me numrin më të lartë të ankesave mbetet e drejta e pronës, e ndjekur nga problematikat me administratën publike dhe zvarritjet në sistemin e drejtësisë.
“Numri më i lartë i ankesave lidhet me të drejtën e pronës, që mbetet një nga plagët më të mëdha sociale dhe një nga testet më të vështira të një shteti demokratik. Nga njëra anë janë vonesat ekstreme të proceseve gjyqësore. Mjafton të përmend se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë vitit 2025 shqyrtonte ende çështje të vitit 2018. Nga ana tjetër është sjellja e administratës publike, kryesisht Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit, ku problematikat prekin regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronës. Ka ende qytetarë që presin të kompensohen për përmbytjet e vitit 2011”, u shpreh Avokati i Popullit.
Në fund të raportimit, Shabani kërkoi nga Kuvendi edhe shqyrtimin e projektligjit të ri organik për Avokatin e Popullit, i cili parashikon zgjerimin e mandatit të institucionit edhe në sektorin privat.
Komente












220 euro per person ashte pak,se çmimet gati gjithe kohen rriten,kur probleme shendeti ilaçet duhen te rimbursuarat nuk te japin efektin e duhur,dritat uji nje cel I thjeshte nuk ashte luks po ashte nevoje per kohen qe jetojme buke dhe ushqime duhen dhe ndonje veshmbathje duhen jo te shtrejta po te Gabi dhe keto linjat 500 dhe 600 per mendimin tem duhet nje shume me larte minimumi duhet te 38000 leke te reja ne muaj per person po gjithmone duke ndjekur inflacionin dhe ba shtesat perkatese
PërgjigjuKur thashë që pasqyroni dhe mendimin kundër ,fola për ato të pa pasqyruaradhe konkretisht:1)Përse në këtë moment;2)Aështë konsultuar me ekspertë të fushës e në veçanti me të I.S.SH.SH.e së fundmi me M.F.Ai për mua nuk është avokat i pop por avokat i P.D.SH.dhe shërbëtor i Sali Berishës.
Përgjigjudmth Shoku Endrit duhet te na llogarisi sa fonde shtese do duhen per keto pagesa dhe sa shkon buxheti i shtetit per rrogëtar♪7t e shtetit dhe sa ndërmarrje te tipit fason etjera do falimentojnë. Se pari duhet te kemi nje tregues te gjendjes ekonomike per familjet qe te mund et kemi te dhen aper ndihmën eventuale ....
PërgjigjuTë pasqyrosh dhe mendim ndryshe nga tuaji si staf dhe i av. pop.mendoj se i bënë mirë SHQIPËRISË dhe shoqëris tonë.
Përgjigju