ITALI - Napoli i Antonio Contes po përjeton një vit kalendarik të jashtëzakonshëm në stadiumin “Maradona”. Pas fitores 2-1 ndaj Juventusit, skuadra kampione e Italisë mbylli vitin 2025 pa asnjë humbje në shtëpi, duke arritur një rekord historik që nuk regjistrohej prej 38 vitesh.
Që nga humbja e fundit në “Maradona” më 8 dhjetor 2024 ndaj Lazios, Napoli ka shënuar 13 fitore dhe 4 barazime në kampionat në vitin 2025, duke kthyer stadiumin në një fortesë të pathyeshme, jo vetëm në Serie A, por edhe në Kupë.
Përveç sfidave në kampionat, “të kaltrit” kanë edhe katër ndeshje të tjera deri në fund të vitit kalendarik, duke përfshirë një përballje jashtë fushe në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas, dy udhëtime në Udine dhe Cremona dhe dy takime të rëndësishme për Superkupën italiane në Riad, ku Napoli kërkon të shtojë trofe në vitin e suksesshëm.
Ky bilanc i shkëlqyer është më i miri i regjistruar në stadiumin e Napolit që nga viti legjendar 1987, duke e bërë 'Maradonan' një nga ambientet më të frikshme për kundërshtarët në futbollin italian.
Komente








