Më bane përshtypje fjalët e Nazime Vishës drejtue trupit gjykues: “E pranoj krimin, por ju drejtohem edhe si fëmijë, kini mëshirë”.
Mosha e re, rrethanat lehtësuese si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike, vorfnia e skajshme, nënshtrimi seksual, injoranca e thellë, mungesa e shtetit në çastet e konsumimit të veprës së parë antiligjore në ketë histori – që asht dhunimi i fëmijnisë dhe i pafajnisë së saj – duhet ta kishin shty trupin gjykues me pasë mëshirë dhe me e konvertue dënimin e saj në shkollë të detyrueshme, në mësimin e nji profesioni, në nji dënim me jetue në nji ambjent qytetar që e respekton femnën dhe të mitunit.
Por kjo gja nuk ndodhi. Ky shtet i dobët që kemi, i cili nuk asht në gjendje as me gjykue vrasësit e policëve dhe njerëzve të thjeshtë, që nuk mbërrin me dënue të korruptuemit dhe ata që e kanë zhveshë Shqipninë prej çdo pasunie të tundshme e të patundshme, shkarkoi dje gjithë mllefin e vet mbi nji vajzë të re e cila dënimin e kishte marrë në çastin që kishte ndeshë në xhelatin dhe njikohsisht viktimën e saj.
Çka asht kjo shoqni barbare që i urren femnat, që i konsumon dhe i vret, që i quen deri edhe prej tribunave ma të nalta “lavire bulevardit”?
Historia e Nazimes të kujton “la belle et la bête”, por dje pjesa ma kafshërore e gjithë kësaj historie fliste me gjuhën e ftohtë të neneve dhe mshehej mbas ngjyrës së zezë të togave që flisnin gjuhën e ligjit, të po atij ligj që i lejon me vjedhë votën apo me nxjerrë prej burgut kundrejt pareve kriminelat dhe trafikantat e drogës, të po atij ligj që nuk merr mundimin me ba objekt të vetin tmerret e panumërta që po ndodhin përditë.
Historia e Nazimes asht historia e dobësisë njerzore përpara arrogancës dhe “vullnetit për pushtet” (nji Wille zur Macht – nietzscheane) që sundon edhe marrdhanjet seksuale në shoqninë tonë primitive.
Tue qenë se asht nji histori dobësie e ligshtije, shpresojme dhe dëshirojmë që presidenti i republikës, i cili merr vesht për nga dobësia, t’ia akordojnë menjiherë simbas prerogativave që i jep ligji faljen Nazimes.
Ky shtet që tue mos ekzistue as me shkolla, as me ujësjellësa, as me kulturë, as me rend publik, as me komunikim, as edhe me praninë ma kozmetike në fshatin e Nazimes - asht ba bashkëpunëtorë i vjedhjes së fëmijnisë dhe pafajnisë së saj vajznore, le të tregojë me nji gjest të vetëm se ka vullnetin me i kërkue falje tue ia falë dënimin e gjatë e mizor asaj vajze.
Dje ajo jua kërkoi ketë gja si fëmijë, por drejtësia juej e padrejtë ia mohoi. Mos e humbni rastin me shpëtue shpirtin tuej tue e dënue Nazimen me jetue në nji ambjent të lirë e tue i krijue kushtet për nji të ardhme dinjitoze.
Edhe po e batë nji gja të tillë mos kujtoni se i keni ba nji nderë të madh Nazimes, Shqipnia e sotme asht nji burg ku njerëzit gjysmën e ditës kujtojnë se janë të lirë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com