“Asnjëherë në jetën time, sa të jem gjallë”, Tuna fut në sherr Rudinën dhe Ermalin

“Asnjëherë në jetën time, sa të jem gjallë”, Tuna fut në sherr Rudinën dhe Ermalin

Moderatorët Ermal Mamaqi, Rudina Magjistari dhe këngëtarja Tuna Sejdiu

Që nga mbrëmja e kaluar këngëtarja shqiptare Altuna Sejdiu është kthyer në personazhin më të folur në showbizin shqiptar. Jo se nuk ka qenë më parë, por brenda pak orëve ajo ngjalli shumë debat me deklaratat e saj. E ftuar në “Xing me Ermalin”, ishte Tuna së bashku me bashkëshortin e saj Patris Berishën dhe folën për gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Tek pjesa “Pyetja e Rudinës”, moderatori Ermal Mamaqi e pyeti Tunën: A do shkosh te Rudina?

“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë,”- tha këngëtarja duke mos sqaruar arsyen. Mamaqi nuk e komentoi fare këtë deklaratë por të presim për të parë se si do të reagojë Magjistari.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë