'Aspak i surprizuar,' De Biasi flet pas ndihmës me 30 mjekë dhe infermier: Pas koronavirusit, gjithçka do jetë ndryshe për shqiptarët në Itali

Gianni de Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë që dërgoi kombëtaren në europian, ka folur për 'Gazzeta dello Sport', në lidhje me gjestin e Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermier përtej Adriatikut, në ndihmë të Italisë për të luftuar koronavirusin. De Biasi ka folur me superlativa për shqiptarët, ndërsa nuk është kursyer as për kryeministrin Rama. Sipas De Biasi-t, pas kalimit të koronavirusit, asgjë nuk do të jetë si më parë për shqiptarët në Itali.

I surprizuar- 'Absolutisht jo, por krejt e kundërta. Unë i njoh shumë mirë shqiptarët, mund të them me bindje se ata janë një popull i mrekullueshëm. Jam i nderuar që kam mik kryeministrit Rama, i cili është një person me profil shumë të lartë. Nga ana e tij dhe e gjithë Shqipërisë ka qenë një gjest shumë i madh bujarie për Italinë. Nuk jam i surprizuar sepse kjo është diçka tipike që shqiptarët e kanë në shpirt.'

Gjesti- 'Gjesti i Ramës ka përmbysur të gjitha paragjykimet e padrejta që në italianët kemi ndaj këtij komuniteti (shqiptarëve). Pas koronavirusit, për shqiptarët në Itali nuk do të jetë asgjë si më parë. Shqiptarët nuk janë ashtu siç ne italianët i mendojmë. I kam njohur në qytet dhe zona rurale. Ata janë njerëz të thjeshtë, bujarë, puntorë dhe të zellshëm. Falë këtyre virtyteve në këto 5-6 vitet e fundit kanë bërë një rritje të madhe në të gjithë sektorët. Vetëm përsa i përket futbollit, në Tiranë tashmë ka një stadium të ri të mrekullueshëm.'

Rama- 'Ai është dikush me shumë kulturë, ka udhëtuar shumë dhe flet italisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Ai dashuron Italinë dhe futbollin tonë. Në fakt nuk e ka fshehur kurrë nga askush që është një tifoz i Juventusit.'

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 05/04/2020 09:57

    Jo kurre

    Përgjigju
  • Kola Rome: 02/04/2020 10:58

    Efi Rama ba ka ba krenste qe jemi shqiptare Zoti e rujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët