Nju Jork – Julian Assange njoftoi në gjykatë se kishte nënshkruar marrëveshjen për pranimin e fajësisë me Shtetet e Bashkuara të hënën, në aeroportin e Mbretërisë së Bashkuar nga ku u nis dje me një fluturim privat për të mbërritur në Ishujt Mariana Veriore, në Paqësor.
Themeluesi i WikiLeaks-it pranoi se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja e arritur me drejtësinë amerikane e çoi në lirimin e tij, pas një beteje ligjore 14 vjeçare dhe i mundëson rikthimin në Australi.
Gjykatësi Federal i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes mes 52 vjeçarit dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë, sipas të cilit ai pranon fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane.
Marrëveshja i jep fund një odiseje ligjore, gjatë së cilës zoti Assange u burgos 5 vjet në një burg të sigurisë së lartë në Britani, qëndroi 7 vjet i izoluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër ndërsa kundështonte akuzat për abuzim seksual në Suedi dhe ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku përballej me 18 akuza penale.
Në vitin 2010 Wikileaks publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara mbi luftrat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.
'Assange nuk do të ketë të drejtë të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa autorizim”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një deklaratë për shtyp.
S.G/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: 87% këtu duan të bllokohen TikTok dhe Snapchat, ndërkohë Australia po i bllokon për adoleshentët
22 Nëntor, 12:40
-
'Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!' Qeveria e Australisë çon pr/ligjin në Kuvend
21 Nëntor, 10:38
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Eurojust godet rrjetin global të vjedhjes së të dhënave! Pre skemës miliona persona
29 Tetor, 15:47
-
Australi/ Mbreti Charles sulmohet verbalisht nga një senatore: Nuk je monarku ynë
21 Tetor, 22:10
-
MotoGP/ Hap i madh për titullin kampion, Jorge Martin triumfon në Australi
19 Tetor, 22:11
-
Zbërthehet ‘Ghost’/ Arrestohet australiani që bashkëpunonte me një organizatë kriminale shqiptare! Trafikoi kanabis me vlerë 1.2 mln dollarë
19 Shtator, 13:04
-
Zbërthehet aplikacioni 'GHOST'! Shkatërrohet grupi kriminal i drogës, qindra arrestime nga Australia në Europë
18 Shtator, 10:45
-
Australia u heq medaljet disa komandantëve pas krimeve të dyshuara në Afganistan
12 Shtator, 09:34