MotoGP/ Hap i madh për titullin kampion, Jorge Martin triumfon në Australi

MotoGP/ Hap i madh për titullin kampion, Jorge Martin triumfon në Australi

Jorge Martin

MotoGP është në garën e Australisë, aty ku u zhvillua gara e Sprintit dhe të diel në orën 5:00 (mëngjes) me atë shqiptare zhvillohet gara e madhe.

Ishte Jorge Martin që hedhi një hap të madh drejt titullit. Kryesuesi i kampionatit Botëror fitoi garën sprint në Australi për të thelluar distancat me ndjekësit. Performancë mjaft e mirë e pilotit të Pramac, që regjistroi fitoren e tij të gjashtë në garat Sprint të këtij sezoni. Një dominim që dërgon në 16 pikë epërsinë ndaj rivalit për titullin, Francesco Bagnaia.

Për më tepër, spanjolli do të niset edhe nga vendi i parë në këtë Çmim të Madh për të qënë kandidat i fortë për të triumfuar. Ky ishte pole-position i tretë radhazi në këtë pistë dhe i gjashti sezonal për Martin. 26-vjeçari la pas tij Marc Marquez me një diferencë të shkurtër kohore.

Rendi i nisjes në garë

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori