E kush nuk do të donte të shihte një ish bunker bërthamor top sekret të periudhës komuniste? Kështu e nis shkrimin agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press (AP) dedikuar përpjekjeve të Shqipërisë për të tërhequr turistët me anë të Bunkart,
“relika e fundit e të kaluarës së errët komuniste që është shndërruar tashmë në një atraksion modern turistik”.
AP shkruan se qeveria socialiste ka njoftuar se do të hapë Bunkart-in për turistët, që agjencia e cilëson si një ishull fortesë, ndërsa përgatitet të nxjerrë në ankand edhe flotën e vjetër të avionëve luftarakë sovjetikë dhe kinezë.
AP kujton ish regjimi komunist ndërtoi mbi 700 mijë bunkerë betoni të të gjitha përmasave nga paranoja e një pushtimi prej armiqve imagjinarë. “Mbretëresha e të gjithave, një godinë ekstravagante 5 katëshe në rrethinat e Tiranës që kishte si qëllim të mbronte udhëheqësit e vendit nga një sulm bërthamor, u hap për publikun 2 vite më parë. Autoritetet planifikojnë ta hapin sërish këtë verë”- thotë AP. Në shkrim përmendet edhe një tjetër bunker që ndodhet nën Ministrinë e Brendshme, i ndërtuar në fillim të viteve 1980, që ka shkaktuar kritika nga Partia Demokratike me pretendimin se qeveria po përpiqet të lartësojë të kaluarën e errët të vendit.
AP citon edhe Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit i cili thotë se muzeu do të ndihmojë në fakt që të ruajë historinë e vendit, pasi brezat e rinj nuk kanë informacione mbi atë që përfaqësonte dikur regjimi komunist. Gjithashtu, Associated Press bën edhe një përshkrim të detajuar të Bunk'art si një ndërtesë e fortifikuar e ndërtuar me qëllimin për tu mbrojtur nga ndotja radioaktive, sistem energjie elektrike dhe furnizim uji, si dhe një sistem ajrimi të stilit të Gjermanisë Lindore që ende funksionon.
Pas agjencisë së lajmeve "Associated Press", një tjetër media prestigjioze amerikane, "New York Times", ka publikuar shkrimin për çeljen për turistët në Shqipëri të bunkerit antiatomik, po ashtu edhe britanikja “Daily Mail”.
Redaksia Onlinel.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09