ASTANA (Kazakistan), 2 shtator /ATSH-AFP/ - Një kontenier i mbushur me cesium 137, një substancë radioaktive, vazhdon të rezultojë i humbur që prej rrëzimit të një automjeti të nisur në perëndim të Kazakistanit, bëri të ditur policia.
"Kontenieri me izotope radioaktive, cesium 137, ende nuk është gjetur për momentin", theksoi Azamat Sarsenbajev, zëdhënës i policisë i rajonit Mangistaus, në perëndim të vendit.
Kjo substancë është përdorur për qëllime ushtarake dhe mjekësore dhe një individ mund të pësojë djegie të rënda nëse bie në kontakt me këtë lëndë.
Ushtria, shërbimet e urgjencës dhe ato të sigurisë kanë kontrolluar zonën për gjetjen e kontenierit, që peshon rreth 50-60 kilogramë duke u bërë thirrje banorëve të mos e hapin nëse e gjejnë.
Autoritetet e Kazakistanit, që ka trashëguar armë bërthamore sovjetike pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, nuk kanë dhënë detaje për prejardhjen dhe destinacionin e kontenierit./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com