Aston Villa ‘trondit’ Chelsean, ikën trajneri Potter, Nagelsmann në pole për stolin e bluve

Aston Villa ‘trondit’ Chelsean, ikën trajneri Potter, Nagelsmann në pole për stolin e bluve

Graham Potter

Pas humbjes 2-0 me Aston Villan një ditë më parë, Chelsea merr vendimin drastik dhe largon nga pankina trajnerin Graham Potter. Rendimenti i dobët në kampionat, ku blutë e Londrës janë në vendin e 11, 12 pikë larg vendit të katërt, pra Ligës së Kampionëve. Kjo ecuri, ka nxitur drejtuesit e klubit lodinezë të marrin vendimin drastik.

Tekniku 47 vjeçar numëron 31 ndeshje në pankinën e kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për çdo ndeshje. Angazhimi teknikut që më herët ka drejtuar Brighton e Sëansea ka zgjatur 7 muaj.

“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij” – shkruan ekipi i Chelsea.

Klubi lodinezë sqaron po po ashtu se vendin e Potter do ta mbaj përkohësisht deri në fund të sezonit ish mbrojtësi i Brighton, Bruno. Ky i fundit do të debutoj në kampionat në sfidën kundër Liverpool  në “Stamforde Bridge”. Emri më i lakuar për të pilotuar blutë vitin e ardhshëm është ai i Julian Nagelsman, i cili u shkarkua nga Bayern Munchen në Gjermani, pak ditë më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar