‘Të gjithë Meloni, anjë Letta’, ky ishte detaji që ish deputeti Astrit Patozi i cili ironizoi të gjitha urimet për fitoren e Giorgia Melonit. Duke patur parasysh ndryshimin historik të politikës Italiane, Patozi kujtoi ish kryeministrin Enriko Lette, i cili dha dorëheqjen një vit pasi humbi zgjedhjet. Ish deputeti demokrat theksoi se arsye kryesore se përse politika është ende problematike është pikërisht fakti se fytyrat e vjetra nuk pranojnë të largohen prej saj duke shmangur kështu rotaconin.

"TË GJITHË MELONI, ASNJË LETTA

Kur thonë se duam t'i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë të gjithë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Letën.

Ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa të drejtë rikandidimi vetëm një vit pasi ishte bërë kryetar, për shkak se partia e tij humbi zgjedhjet.

Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse tregu ynë politik është kaq i kalbur dhe problematik.

Thjesht sepse dominohet prej 30 vjetësh nga të njëjtët kunguj, që duan të na shiten për pjepra", shkruan Patozi.  

Kujtojmë se Italia u anua nga e djathta ekstreme, ajo që të gjithë i trembeshin, duke arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare dhe Giorgia Meloni pritet të jetë Kryeministrja e re.

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë quajtur fitore të madhe dhe mezi presin bashkëpunimin.  E sigurt është se të gjithë emigrantët në Itali, përfshirë edhe ata shqiptarë, nuk do t’i kenë edhe aq mirë punët duke nisur nga këro zgjedhjet por kjo nuk e ka stepur fare Metën dhe Berishën të ekzaltohen.