At Nikolla Marku e ka cilësuar eveniment të jashtëzakonshëm vizitën e Papa Françeskut në 21 shtator në Shqipëri. Këtë ai ke vlerësuar si meritë të bashkëjetesës fetare që mbizotëron në vendin tonë. At Nikolla Marku me këtë rast ka sulmuar sërish kryepeshkopin Anastas Janullatos se ai nuk ka asnjë kontribut për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë për ortodoksinë shqiptare. 

Ne emër të kujt do ia japësh dorën ti Janullatos, Papa Françeskut, ti përfaqëson Kishën e Ortodoksëve të Shqipërisë. Kur ti je stërnipi i Kozmait famëkeq të Thanait të Greqisë. Me dritë të zezë që i futi shqiptarët në vëllavrasje me njëri-tjetrin. Me metoda korruptive dhe me hutim të mendjes e me mallkim të gjuhës shqipe”- u shpreh At Nikolla Marku, Famulltar i Kishës Shën Mëria, Elbasan përfaqësues i Kishës Ortodokse autoqefale Shqiptare

Marku gjithashtu ka deklaruar se gazetat shoviniste greke kërkojnë ta tjetërsojë këtë bashkëjetese së bashku me partinë naziste “Agimi i Artë”. 

Disa gazeta greke apo qarqe të tjera kërkojnë të nxijnë bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Bashkëjetesa fetare është e qëndrueshme prej shekujsh nga njerëz besimtarë inteligjentë dhe patriotë”-tha At Marku.

Atë Nikolla Marku ka përkujtuar edhe Kongresin e Beratit në 12 shtator 1922 i cili hodhi bazat e statusit të kishës ortodokse të pavarur kombëtare shqiptare, status ky i njohur dhe nga patriakana e Stambollit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)