At Zef Pllumi, i lindur në vitin 1924 në Malin e Rencit (Lezhë), përfaqëson një pasuri kulturore e njerëzore, një institucion që diti t'i rezistojë regjimeve dhe kohrave më të vështira.
I konsideruar si ndërgjegja e një treve dhe historie të tërë, Ai, pati një jetë shumë të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por besnik ndaj fjalës së zotit dhe bindjeve të tij diti t'i mbijetojë për rreth tre dekadave burgjeve komuniste. I bugosur për herë të parë në moshën 22 vjeçare, At Zefi dëshmoi fitoren morale dhe njerëzore kundër një prej regjimeve më totalitare në Europën Lindore. Si i tillë, ai përfaqësoi disidentin politik, luftëtarin antikomunist dhe simbolin e qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane.
Ishte viti 1956 kur shugurohet meshtar dhe për 12 vite shërbeu si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh. Por në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vite vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme.
At Zef Pllumi, e tregoi jetën e tij me saktësi në kryeveprën e tij "Rrno për me tregue".
Në faqet e këtij libri pasqyrohet ana e errët e sistemit komunist, e cila në fakt përbën ditarin e përditshmërisë së tij dhe që duhet njohur nga të gjithë. Ky dhe libra të tjerë të shkruar nga Zef Pllumi janë një pasuri e çmuar kulturore dhe dokumentare e memories sonë kombëtare.
Forca e tij krijuese, morali dhe shpirti human i një njeriu, që jetën ia nënshtroi bindjes para fjalës së zotit, të vërtetës dhe luftës për vlerat e lirisë dhe të humanizmit, e bëjnë At Zef Pllumin një nga personalitetet më imponuese të kulturës shqiptare.
I nxënë me dije në kolegjin françeskan të Shkodrës, ai pati si mësues personalitetet e shquara të kulturës kombëtare si At Gjergj Fishta, Anton Arapi, At Gjon Shllaku. Me ardhjen e demokracisë ai rifilloi me devotshmërinë që e karakterizonte meshtarinë në kishën e Shna Nout në Tiranë (25 dhjetor 1990). Prej atëherë nuk pushoi dhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje ka dalë dhe në vitin 2003. Janë gjithashtu këto vite, kohë e një veprimtarie krijuese për At Zefin. Ai shkroi dhe botoi trilogjinë Rrno vetëm për me tregue, vëllimet Françeskanët e mëdhenj, Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, Ut heri diçebamus-siç i thonim dje. Me gjithë moshën e thyer dhe vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, ai vazhdoi të punojë.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin 'Nderi i Kombit'.
Po në vitin 2006, At Zef Pllumi mori çmimin letrar 'Penda e Artë' për trilogjinë e tij me kujtime Rrno vetëm për me tregue, akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
"Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj është vlera që ka demokracia. Kjo është vlefta më e madhe që i bëhet librit tim. Të tjerat janë për mua kurora që çohen në funerale që i vdekuri nuk i sheh", ishte shprehur Zef Pllumi në ceremoninë e marrjes së çmimit.
Trupi i pajetë i At Zef Pllumit, i cili u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare në mbrëmjen e 25 shtatorit, në Romë (Itali) u vendos në Kishën e Shën Françeskut në qytetin e Shkodrës, aty ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.
Një nga fretërit që i qëndroi më pranë At Zef Pllumit, At Ambroz Martini, së bashku me Ministrin Provincial të Françeskanëve shqiptarë At Gazmend Tinaj, ishin pritësit e parë të njerëzve të shumtë që bënë homazhe pranëarkivolit të At Zef Pllumit.
Krahas qytetarëve shkodranë dhe nga rrethe të tjera të vendit, homazhe pranë trupit të pajetë të At Zef Pllumit bënë dhe shumë shqiptarë me banim në Malin e Zi, si dhe nga Kosova, të cilët kishin ardhur posaçërisht në Shkodër në respekt të kësaj figure./ATSH/
/Shqiptarja.com