Atala Pinari vazhdon garën
e gatimit në “Rreze Dielli”

Atala Pinari vazhdon garën <br />e gatimit në “Rreze Dielli”
Nxënësja e tretë në konkursin e kuzhinës me rubrikën e përditshme “Të gatuajmë së bashku me Zonjën Tefta”, Atala Pinari ka vijuar ditën e dytë të garës së saj. Më e çliruar por gjithnjë e fokusuar në mësimet e zonjës Tefta, Atala ka ndihmuar në përgatitjen e recetave.



Edhe në ditën e sotme zonja Tefta ka kënaqur amvisat me dy receta të reja dhe të shijshme. Sa i përket konkurrimit të Atalës ajo do të vijojë të jetë pjesë e kuzhinës së zonjës Tefta deri në fund të kësaj jave, ku ditën e premte do të testohet për njohuritë e marra.



Ajo do të vlerësohet me pikë nga një mësuese, një shef kuzhine si dhe nga zonja Tefta.



Konkursi i gatimit në emisioni “Rreze Dielli” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ndryshëm, i cili për katër ditë do të ndihmojë zonjën Tefta duke gatuar, ndërsa ditën e pestë duhet të realizojë dy receta pa marrë asnjë ndihmë.



Nxënësi duhet të memorizojnë përbërësit e gatimeve, dhe t’i realizojë ato në një kohë prej 20 minutash.

Në fund të garës nxënësi do të pajiset me një çertefikatë si dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.



Ky konkurs do të jetë çdo javë pjesë e ekranit të A1 Report deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në qershor.


Mashurka me domate dhe erëza

Mashurka 1 kg

Qepë 1 kokërr

Domate 300gr

Koper, majdanoz

Piper i zi

Vaj ulliri altis




Supë me makarona të mbushura

Miell 500gr

Vezë 6 kokrra

Spinaq 300 gr

Mish vici 250 gr

Gjalp 60 gr

Lëng mishi

Piper i zi 1 lugë kafe

Kripë

Majdanoz 1 tufë



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/7
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen