Renditja/ Atalanta largon Romën nga Champions League, Empoli mbijeton në limite! Inter dhe Napoli barazojnë në javën e fundit
Goli i Lookman te Atalanta
Serie A e futbollit zhvilloi ditën e fundit të javës së 38-të dhe të fundit të sezonit. Gjithçka nisi në orën 18:00 me dy duele. Fitorja 3-0 e Atalantës kundër Torinos bëri që Roma mos jetë më kandidate për një vend në Champions League dhe Serie A nuk do mund të përfaqësohet me gjashtë ekipe në edicionin e ri të Ligës së Kampioneve.
Ndërkohë që Napoli dhe Leçe barazuan 0-0, me Yler Ramadanin që luajti 90 minuta dhe Medon Berisha 77 minuta për miqtë.
Në Bergamo, Atalanta nuk e diskutoi Torinon. Fituesit e Europa League shënuan me Scamacca dhe Lookman në pjesën e parë dhe Pasalic në të dytën. Berat Gjimshiti luajti 62 minuta për vendasit. Kujtojmë se Atalanta ka edhe një ndeshje të prapambetur kundër Fiorentinës dhe ka shanse që ta mbyllë Serie A në vendin e tretë, duke lënë pas Juventusin.
Ndërkohë, në 20:45 u luajtën katër duele të cilat ishin emocionuese deri në fund. Empoli fitoi 2-1 kundër Romës dhe ia doli të mbijetonte në Serie A. Goli i Niang në të 90+3 minutë siguroi që Berisha, Ismajli dhe Shpendi të mos rrëzohen në Serie B.
Humbja 0-1 nga Udinese bëri që Frosinone t'i bashkohet Sassuolos dhe Salernitanës si tre skuadrat që sezonin e ri do jenë pjesë e Serie B. Inter barazoi 2-2 në Verona me dopietën e Arnautovic.
Serie A, raundi 38-të (i fundit):
E diel, 26 maj 2024
18:00 Atalanta 3-0 Torino
18:00 Napoli 0-0 Leçe
20:45
Empoli 2-1 Roma
Frosinone 0-1 Udinese
Lazio 1-1 Sassuolo
Verona 2-2 Inter
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën
16 Dhjetor, 22:45
-
Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin
16 Dhjetor, 20:00
-
Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë
16 Dhjetor, 16:31
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor, 22:43
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor, 17:34
-
Europa League/ Lazio i jep leksion Ajaxit në Amsterdam dhe merr kreun, fitojnë Roma e Anderlecht! Një skuadër eliminohet dy javë nga fundi
13 Dhjetor, 09:01
-
'Krisje' te Milani, Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë
12 Dhjetor, 15:57
-
Konfirmohet hapi i madh për Ardian Ismajlin, agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti
12 Dhjetor, 13:12
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor, 16:07
-
Cassano s'ia përton Lukakut: Napoli po luan me dhjetë lojtarë! Conte humbet Kvaratskhelian
11 Dhjetor, 14:33
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor, 11:47
-
Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin
11 Dhjetor, 10:59