Atentat gazetarit të njohur që mbulon krimin në Holandë, qëllohet me 5 plumba! Kryebashkiakja: Sulm mizor, i pashpirt

HOLANDË- Një gazetar holandez ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme. Peter R de Vries  është qëlluar me armë në mes të qytetit, pasi kishte përfunduar bisedën e tij në një studio televizive. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në kokë.

Referuar mediave ndërkombëtare, De Vries është qëlluar me armë zjarri 5 herë nga një distancë shumë e afërt. Lidhur me ngjarjen 3 persona janë arrestuar, mes tyre edhe ai që dyshohet se ka qëlluar në drejtim të gazetarit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema tha se ai "po luftonte për jetën e tij" teksa dënoi atentatin ndaj tij duke e cilësuar si një "sulm mizor, të pashpirt". Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve për pamje, teksa u ka kërkuar që të mos i publikojnë ato në rrjetet sociale. Në të kaluarën De Vries, 64 vjeç, i është dhënë mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime për investigimet e tij në çështjet të rëndësishme të gjykatës.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari De Vries është i famshëm në Holandë, si analist i shpeshtë i programeve televizive dhe reporter ekspert i krimit, me burime si në forcat e sundimit të ligjit ashtu edhe në botën e krimit. Ai është i njohur në Holandë për punën hetimore në raste të panumërta, veçanërisht pas rrëmbimit në vitin 1983 të manjatit të birrës, Freddy Heineken. De Vries është fitues i çmimit ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij ne hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane Natalee Holloëay në Aruba, në vitin 2005.Nisur nga këto ngjarje të një rëndësie të larë, 64-vjeçari është kërcënuar nga bota e krimit në të kaluarën në lidhje me disa raste.

Peter R de Vries

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja