Atentat i prezumuar ndaj Doshit
Bami në gjyq: Më hiqni arrestin

Durim Bami personazhi i atentatit të pretenduar nga deputeti Tom Doshi kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi.

Kërkesa e Bamit është depozituar këtë të premte në gjykatën e lartë nga avokati i tij Ilir Murati, i cili ka deklaruar se afatet për të cilat u vendos arresti në shtëpi kanë skaduar e për këtë arsye duhet të hiqet arresti.

Bami u arrestua pak kohë më parë sëbashku me deputetin Doshi e ish deputetin Mark Frroku ndërsa për të gjykata caktoi arrest në shtëpi.

Vetë Bami e mohoi përfshirjen në atentat apo pagesën prej 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin e Mëhill Fufin, ndërsa në ballafaqim me Doshin ai akuzoi këtë të fundit për sajesën e atentatit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen