TIRANE-Një shpërthim i telekomanduar i cili dyshohet se kishte si shënjestër biznesmenin e ndërtimit Armand Çeka ndodhi paraditen e sotme në kompleksin “Grifon” në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Nga shpërthimi në lokalin në pronësi të nënës së 33- vjeçarit mbetën të plagosur edhe Artur Sharra dhe Julian Çela, i cili punonte si jurist për Çekën.
Ngjarja e rëndë ndodhı rreth orës 9:30, dhe vetë djali i pronares, Armand Çeka, 33 vjeç dhe punonjësi Julian Çela, 23 vjeç, ky i fundit baba i një fëmije 1 vjeç, ndodhen në gjëndje të rëndë. Si pasojë e plagëve të marra, pas nënshtrimit të një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë, Armando Çekës i është prerë njëra këmbë, ndërsa Julian Çela ka humbur të dyja këmbët.
Më e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën paraqitet gjëndja për të plagosurit e 46-vjeçar Artur Sharra. Të plagosurit vijojnë të marrim shërbim të specializuar mjekësor në Spitalin e Traumës.
Shpërthimi ndodhi në hyrje të "Qytetit Studenti".
Një dëshmitar i cili kishte parë momentin e shpërthimit tregoi ekskluzivisht për "A1 Report" si ndodhi. "Ishte një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak. Më pas një makinë mori të plagosurit, më duket se njërit i ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtitura dhe klithma”- thotë një dëshmitar për gazetarin Gerti Xhaja.
Policia deklaroi se lënda plasëse e fuqisë normale plastike, C4 që shpërtheu ıshte rreth 500 gr e telekomanduar

(Në foto: Armand Çeka dhe Julian Çela, dy të plagosurit që ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i traumës)
POLICIA: SHPERTHIMI ME 500 GR LENDE PLASESE
Në orën 14:21 policia jep versionin zyrtar të ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale nga ku dyshohet se është lënde plasëse e fuqisë normale plastike, C4 rreth 500 gr e telekomanduar. Materiali hetimor do t’i referohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
"Në datë 26 Shkurt 2014, rreth orës 10.20 të rrugën „Pjetër Budi“ në Tiranë ka ndodhur një shpërthim në ambjentet e një lokali. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë, u formua grupi hetimor në përbërje të të cilëve ekspert kriminalist, ekspert të lëndëve eksplozive, ekspert xhenier, të cilët po punojnë në drejtim të administrimit të provave materiale dhe hetimin e kësaj ngjarje. Aktualisht ndodhen të plagosur në Spitalin Ushatarak Tiranë shtetasit Julian Çela, 23 vjec, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, Artur Sharra 46 vjec, dhe Armand Çeka 33 vjec, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale nga ku dyshohet se është lënde plasëse e fuqisë normale plastike rreth 500 gr e telekomanduar. Materiali hetimor do t’i referohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë."- thuhet në njoftimin e policisë.

(Foto:Lokali i shkatërruar pas shpërthimit të eksplozivit në rrugën'Pjetër Budi',foto,A.Çakshiri/Shqiptarja.com
Foto të tjera
ORA 13:00 SHKAK NJE BORXH I MUNDSHEM I ÇEKES
Policia dyshon se shkak për ngjarjen të jetë një borxh i mundshëm i Çekës. Ky ka qenë motivi i dyshuar edhe për një atentat tjetër me eksploziv në automjetin e tij në rrugën Siri Kodra, shtatorin e vitit të kaluar kur 36-vjeçari mbeti i plagosur. Ekspertët xhenierë nuk kanë zbardhur ende mekanizmin e aktivizimit të lëndës eksplozive që dyshohet të jetë kryer nëpërmjet lidhjeve mekanike me hapjen e derës së lokalit. Policia po verifikon edhe problemet e mundshme të pronësisë së kompleksit lokal-hotel, i cili më herët ka patur emrin Hotel "Italia".
Policia po verifikon edhe problemet e mundshme të pronësisë së kompleksit lokal-hotel, I cili më herët ka patur emrin Hotel Italia.
I ndërtuar në vitin 1992, nga biznesmeni i lokaleve Ilir M., kompleksi i ka kaluar në pronësi motrës së tij Lavdie Çeka. Kompleksi ka patur përballje në gjykatë për lejen e ndërtimit, por sipas të njëjtit burim gjatë kësaj periudhe nuk ka patur ndonjëherë konflikt me pronarët e truallit. Ngjarja ka ndodhur në një distancë në rrugë ajrire rreth 100 metra larg Ambasadës Amerikane, fakt që sjellë interesimin e oficerëve të sigurisë së saj duke marrë kontakte me oficerët e policisë së kryeqytetit në vendngjarje.
ORA 12: 09 HETIMET PARAPRAKE: ARMAND ÇEKA OBJEKTIV I ATENTATIT
Nga hetimet paraprake mësohet se objekt i atentatit është biznesmeni Armand Çeka. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në momentin kur personat, kanë dashur të hapin lokalin. Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Çeka, të cilit më 4 shtator i është vënë eksploviz makinës së tij. Automjeti pësoi dëme materiale ndërkohë që Armand Çeka nuk pësoi lëndime.
ORA 11: 46: MJEKET: ÇEKA DHE ÇELA NE GJENDJE TE RENDE
Mjekët e spitalit Ushtarak thonë se "Armand Çeka ka humbur shumë gjak". Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe Julian Çela, i cili rrezikon të humbasë këmbën. Artur Sharra, 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
ORA 11: 39 POLICIA: SHPERTHIMI ME EKSPLOZIV
Policia konfirmon se kemi të bëjmë me shpërthim me eksploziv. Po punohet për mbledhjen e provave.
ORA 11: 16 DESHMIA PER A1 REPORT: SHPERTHIMI ISHTE I FUQISHEM
"Ndodhi një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak. Më pas një makinë mori të plagosurin, më duket se ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtirura dhe klithma”- thotë një dëshmitar për gazetarin Gerti Xhaja i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.
/Shqiptarja.com

Ne shtator iu vu tritol makines se Armand Çekës