TIRANË - Efektivi i policisë Roland Meta do të qëndrojë në burg, pasi është nën akuzë për vrasje të kryer me dashje. Kjo është edhe akuza zyrtare e konfirmuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkoi Gjykatës së Tiranës vendosjen e Roland Metës nën arrest dhe, kjo e fundit ia ka komunikuar Metës vendimin në ambientin e spitalit ku ai po kurohet.
Kjo masë është kërkuar 3 ditë pas atentatit të ndodhur në rrugën e Kavajës ku humbi jetën Arianit Sterjo alias Artur Baze dhe u plagosën efektivi I policisë Meta dhe Pajtim Serianin.
Prokuroria po ashtu, sqaron dinamikën e vrasjes së Bazes dhe plagosjen e efektivit, ku rezulton se fillimisht Meta të ketë bërë thirrje ndaj Bazes ndal policia hidhe armën, por ky i fundit është larguar me vrap pas plagosjes se Pajtim Serianit.
Sipas hetimeve rezulton se gjatë shkëmbimit të zjarrit në rrugicat ndërmjet rrugës “Islam Alla” e “Him Kolli”, është plagosur efektivi Mete dhe ka mbetur i vrarë atentatori Baze, ndërsa efektivi i policisë nuk ka qenë në shërbim gjatë kësaj ngjarje.
Për të argumentuar akuzën e vrasjes me dashje prokuroria ka listuar dhe përgjegjësit e efektivëve me uniformë në rastin kur ata përdorin armët.
Sipas ligjeve në fuqi, personat me uniformë të cilët janë jashtë shërbimit dhe hapin zjarr kanë përgjegjësi personale.
Një ditë më parë drejtori i policisë së Tiranës konfirmoi arrestin e Rolad Metës, por deklaroi se vrasja ishte kryer në tejkalim të kufijve të mbrojtëses së nevojshme, ç’ka për prokurorinë është formuluar me akuzën e vrasjes me dashje. Njoftimi i plotë i Prokurorisë për akuzën ndaj efektivit Roland Meta
Ngjarja e datës 5 janar, ku një person mbeti i vrarë dhe u plagosën Emiljano Shullazi dhe 3 shokët e tij ende nuk ka një pistë konkrete se kush mund ta ketë porositur këtë atentat, sepse atentatori mbeti vetë i vrarë gjatë shkëmbimin e zjarrit që ndodhi pranë rrugës së e Kavajës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO