Atentati, Doshi: Bami u kërcënua
nga Spartak Braho, do bëj kallëzim 

Në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme është drejt mbylljes së hetimeve për atetnatin e pretenduar nga doshi dhe pritet që brënda javës t'i drejtohet Gjykatës së Lartë për nisjen e procesit gjyqësor, deputeti i përjashtuar nga radhët e partisë socialisite Tom Doshi shprehet se me marrjen e provave dhe fakteve që ai disponon për atentatin do të bëjë kallëzim penal brenda pak ditësh.
 
Këto deklarata Doshi i bëri nga Prokuroria e Përgjithshme ku këtë të martë ai u paraqit sëbashku me avokatin e tij mbrojtës, për të marrë disa prova përfshi dhe video-përgjimin në ambientet e Prokurorisë që ai ka realizuar me Durim Bamin dhe një video-përgjim të Durim Bamit me të afërmin e tij Valter Bami siç dhe tregohet në faksimilen e siguruar nga A1 Report.
 
Po ashtu Doshi ka këmbëngulur sërish se atentatori Durim Bami është kërcënuar për të ndryshuar dëshminë e tij, dhe personi që e ka bërë këtë është deputeti i LSI Spartak Braho.
 
Referuar dëshmive të dhëna nga personat e pyetur në Prokurori për atentatin e denoncuar më 2 mars nga Doshi, deputeti tha se Ministri i Brendshëm dhe Spartak Braho kanë bërë deklarime të rreme përball Prokurorit.
 
Më 2 Mars Doshi denoncoi se ndaj tij ishte planifikuar një atentat, por pas 28 ditë hetime Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se atentati ishte një sajesë e Doshit, deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit e ndaj të treve ngriti akuzën e kallëzimit të rremë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë