Atentati, Frroku akuzohet vetë për 
kallëzim të rremë, rrezikon 5 vjet

Atentati, Frroku akuzohet vetë për <br />kallëzim të rremë, rrezikon 5 vjet
TIRANE- Ashtu si ish-miku i tij Tom Doshi dhe deputeti Mark Frroku është marrë i pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rreme” dhe jo për dy akuzat e tjera si “Dëshmi e rreme” dhe “Konosje ndaj dëshmitarit” Durim Bami. Nëse shpallet fajtor, Frroku rrezikon të dënohet me gjobë dhe deri në 5 vjet burg.

Ka qënë oficeri i policisë gjyqësore Arjan Muça që është paraqitur në ambjentet e spitalit privat, ku Frroku qëndron prej disa ditësh i shtruar si pasojë e gjëndjes jo të mirë shëndetësore dhe problemeve me zemrën. Gjatë komunikimit të akuzës, i pandehuri Frroku nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke shtuar se të gjitha pretendimet e tij, do i jepte para Gjykatës së Lartë.

Të pranishëm në seancën e komunikimit të akuzës, kënë qënë të pranishëm dhe dy avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Sajmir Vishaj, të cilët janë shprehur se në këtë rast nuk ka krim, pasi nuk ekzistonte skenari i vrasjes, plus që nuk ka një kallëzim konkret nga ana e deputetit të Partisë Kristian Demokratike Mark Frroku.

Nga burgu në spital
Deputeti Frroku u shtrua pak ditë më parë fillimisht në spitalin e burgut, por me kërkesë të avokatit të tij me pretendimin se në spitalin në fjalë nuk ishin kushtet për kurimin e Frrokut, ai tashmë është transferuar në një spital privat ku sipas avokatëve pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Deputeti Frroku fillimisht u akuzua për inskenim të vrasjes së Doshit së bashku me këtë të fundit, por më pas ndaj tij u zbulua edhe akuza për vrasje që rëndonte prej vitesh në shtetin belg. Ai ndodhet nën masën e sigurisë të “arrestit me burg” dhënë nga Gjykata e Lartë, për akuzën e vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti, të kryer në vitin 1999 në Belgjikë.

Për pastrim parash
Paralelisht me akuzën e “Kallëzimit të rreme” dhe një vrasje me paramendim të kryer në Belgjikë, deputeti Mark Frroku është duke u hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme edhe për “Pastrim Parash”. Kjo akuzë është shtuar pas një kallëzimi të kryer nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, pasi inspektorët e këtij institucioni kanë konstatuar se Frroku kishte fshehur pasurinë dhe se një pjesë e pasurisë së tij, dyshohet se është krijuar si pasojë e veprimtarisë kriminale.

Gjatë verifikimeve të kryera nga ILDKP, janë konstatuar dhjetëra pasuri të Mark Frrokut, pasuri këto që tashmë janë vënë në skanerin e hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme.Frroku, rezulton të jetë 50 për qind aksioner në kompaninë “A.M-L Grup”. Deputeti Frroku, rezulton me 100 për qind të aksioneve në kompaninë “Leonard & Junior”, ndërkohë që sërisht ka 100 për qind të aksioneve edhe në një “Bar-Restorant-Hotel” që ndodhet në rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave.

Nga verifikimet ka rezultuan se deputeti Frroku ka qënë aksioner dhe tek kompania e basteve “Xhoi Lloto”, por mësohet se kapitalet e tij i ka shitur në muajin Shkurt të 2014 tek një shtetas Izraelit me vlerën 1.4 milion euro.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur