Atentati, Gjykata e Lartë nxjerr
nga qelia Bamin: Arrest shtëpie

Atentati, Gjykata e Lartë nxjerr<br />nga qelia Bamin: Arrest shtëpie
TIRANE - Durim Bami i vetmi që qëndronte pas hekurave për inskenimin e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi, është liruar me vendim të Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë ku nga sot do qëndrojë në arrest shtëpiak.

Bami nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa avokati i tij mbrojtës kërkoi nga gjykata të ndryshojë arrestin, duke dhënë garanci se klienti i tij është i gatshëm t’i përgjigjet prokurorisë në çdo moment siç dhe ka bërë deri më tani duke bashkëpunuar për zbardhjen e të vërtetës.

Ndryshimi i arrestit u kundërshtua nga prokurori Altin Binaj i cili kërkoi nga Gjykata të marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore që paraqet Bami si dhe pamundësinë për të garantuar sigurinë e jetës për të pandehurin, i cili tani do duhet të qëndrojë në banesë.

Durim Bami, deputetët Tom Doshi e Mark Frroku akuzohen nga prokuroria për kallëzim të rremë, pasi sipas akuzës inskenuan atentatin e denoncuar publikisht nga Doshi në 2 mars, duke krijuar nëpërmjet një skenari të mundësuar nga Frroku një atentat të paqenë.

Hetimet për këtë çështje pritet të mbyllen brenda muajit maj ku prokurori do ti dërgoj gjykatës dosjen, ndërsa sipas avokatëve të Doshi hetimet do duhet të plotësohet dhe me provat e kërkuara prej tyre pasi deri më tani ato janë të mangëta dhe të dëvijuara qëllimisht.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur