Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, arrestohet bashkëpunëtori i vëllezërve autorë

Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, arrestohet bashkëpunëtori i vëllezërve autorë

Vendi ku ndodhi ngjarja

Berat-Pak ditë pas atentatit të ndodhur në Berat ndaj 2 shokëve, Antonio Merkajt e Apostol Dhëmbit, policia e Beratit ka vënë në pranga  Ani Hoxhën, i cili është bashkëpunotor i dy vëllezërve autorë, Fatjon dhe Marko Maloku.

Ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen "Donika Kastrioti", ku dy shokët  Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, teksa u qëlluan nga vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku me breshëri automatiku “Kallashnikov”, nga një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë, teksa ishin në afërsi të karburantit “Merko" në Berat. 

Dy shokët Merkaj dhe Dhëmbi kanë ikur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga pas, sipas rrëfimit të tyre, duke vijuar t’i qëllonte.

Teksa shënjestrat u fshehën, atentatorët u larguan me mjetin e tyre. Konflikti mes dy grupeve mësohet se ka nisur në Greqi, për prishje të pazareve të drogës. 

Ndërkohë, ditën e djeshme, (6 janar) Policia ka arrestuar edhe 46 vjeçarin Erjol Dylmishi i cili, fshehu automjetin e vëllezërve autorë.

46 vjeçari u arrestua në Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa është gjetur në Durrës edhe automjeti tip “Ford” që përdorën autorët për të bërë atentatin dhe që më pas ishte fshehur nga Dylmishi. 

Gjithashtu, policia gjeti në banesat 2 vëllezërve autorë, armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua ndaj dy shokëve, si dhe disa fishekë të saj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?