Me një kartolinë në duar ku shkruhej “SPAK-u i Partisë”, ish-kandidati i PL për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi e mbylli vitin në SPAK me një tjetër denoncim për bashkinë e Kuçovës dhe oligarkët sipas tij të lidhur me kryebashkiakun.
Ai akuzoi SPAK se përgjatë vitit 2024 nuk ka hetuar korrupsionin, por ka bërë drejtësi me regjinë e Edi Ramës.
'Duke i dhuruar një kartolinë SPAK për punën që ka bërë këtë vit, ku krimi dhe korrupsioni kanë marr përmasa më të mëdha se vitet e kaluara. Jam këtu për të bërë kallzimin e radhës lidhur me abuzimet e shumta në Bashkinë Kuçovë. SPAK urdhërohet nga koka e krimit në Surrel dhe vepron me regji', tha ai.