Atentati i rremë, Gjykata e
lartë pezullon çështjen "Doshi"

Gjyaka e lartë ka pezulluar sot procesin Gjyqësor të dosjes "Doshi" duke kërkuar intepretimin ligjor të rastit specifik. 

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Mark Frrokut dhe Durim Bamit për ndarjen e cështjes së tyre nga ajo e deputetit Tom Doshi. Trupa gjyqësore tha se dy nene të Kodit të Procedurës Penal, që parashikojnë gjykimin e personave me imunitet dhe bashkëpunëtorëve të tyre pa imunitet nuk janë në harmoni me një nen të Kushtetutes.

Gjykata tha se Mark Frroku dhe Durim Bami, nuk kanë imunitet dhe për të sqaruar këtë ngrëç ligjor, ata ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese për intepretim ligjor.  Ndërkohë Prokuroria e ka kundërshtuar kërkesën e avokatëve të Frrokut dhe Bamit për ndarje të cështjes, duke pretenduar se dosja është në bashkëpunim dhe veçimi i dosjes mund të dëmtoi provat material. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për “kallëzim të rremë”.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump