Pas kësaj deklarate publike të bërë në mars të këtij viti, Prokuroria e Përgjithshme arriti në konkluzionin se deputetët Tom Doshi e Mark Frroku në bashkëpunim me shtetasin Durim Bami inskenuan një kallëzim të rremë për vrasjen e Doshit.
Dhjetë muaj më pas kjo dosje përfundon në gjykatën e lartë dhe të martën më 15 dhjetor ora 13:00 Doshi, Frroku e Durim Bami rikthehen në Gjykatë këtë herë si të pandehur me relator gjyqtarin Ardian Nuni.
(Faksimile e vendimit)
Ndaj tyre rëndon akuza e “kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim” vepër penale e cila dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.
Për atetnatitin e pretenduar publikisht në Prokurorinë e Kriemve të Rënda dëshmuan krerët më të lartë të shtetit ndërsa sipas akuzës gjithçka rezultoi një inskenim.
Pas arrestimit, deputetët Tom Doshi e Durim Bami u hetuan në gjendje të lirë ndërsa deputeti Mark Frroku është ende në qeli pasi ndaj tij ka dhe një tjetër proçes të hapur ku rëndon vrasja e Aleksnadër Kurtit më 1999 në Belgjikë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)