Atentati i sajuar, Gjykata e
Lartë lë në burg Durim Bamin

Atentati i sajuar, Gjykata e<br />Lartë lë në burg Durim Bamin
TIRANË - Ndërsa dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku qëndrojnë në arrest shtëpie për historinë e atentatit që akuzohen se sajuan, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja Durim Bami do të qëndrojë në burg. Ky është verdikiti që dha këtë të hënë Gjykata e Lartë duke vendosur masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Bamit, e duke e kthyer sërish në paraburgimin e Fushë-Krujës, ku ndodhej prej mbrëmjes së 3 marsit kur u arrestua.
 
Teksa la ambientet e Gjykatës nën shoqërinë e efektivëve të armatosur me kallashnikov, Bami u shpreh se nuk komenton vendimin, ndërsa burime për A1Report thanë se Bami në seancën me dyer të mbyllura i ka qëndruar versionit se gjithçka u sajua.

Nën masa të rrepta sigurie Durim Bami mbërriti në Gjykatën e Lartë rreth orës 09:50 të mëngjesit, ku u vu përballë pesëshes të gjyqtarëve Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj (relator), Artan Zeneli, Admir Thanza të cilët rivlerësuan masën e arrestit. Por edhe pas ndryshimit të akuzës që iu bë Bamit, nga tentative vrasje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë, ne nje seance qe zgjati per 2 ore e 30 minuta gjyqtaret moren vendimin per ta lene ne burg. Avokati i Bamit jashtë kamerave deklaroi se ky është vendim i padrejtë, pasi gjykata regjisorët i lë të lirë dhe mban në burg vetëm aktorin, referuar klientit të tij.

I njëjti trup gjyqësorë vlerësoi masat e sigurisë dy ditë më parë dhe për deputetët nën akuzë Tom Doshi e Mark Frroku, por si masë sigurie vendosi arrestin në shtëpi.

Durim Bami është i vetmi në çështjen “Doshi” që ndodhet ende në paraburgim. Bami është personi që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se është paguar nga kryeparlamentari Ilir Meta për të vrarë Doshin dhe deputetin demokrat Mhill Fufi gjashtë muaj më parë. 

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë para hetuesve 36-vjeçari nga Fushë-Kruja ka rrëzuar versionin e deputetit Doshi duke thënë se është porositur prej tij për të sajuar historinë e atentatit.  

Ora 12:13 Gjykata vendos: Arrest me burg për Bamin



Ora 11:10 Gjykata e Lartë do të vendosë nëse ka kompetencë për të marrë vendim për Bamin
Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim të ndërmjetëm. Kjo do të thotë se ajo që pritet nuk është vendimi final për masën e sigurisë ndaj Bamit, por do të përcaktohet nëse gjykimi për Durim Bamin është ose jo në kompetencën e saj. 

Ora 10:30 Durim Bami në Gjykatën e Lartë, Seanca me dyer te mbyllura
Në ambientet e Gjykatës së Lartë ka nisur seanca për rivlerësimin e masës pas ndryshimit të akuzës për Durim Bamin. Seanca gjyqësore e cila është me dyer të mbyllura, zhvillohet në Gjykatën e Lartë pasi është në të njëjtën Dosje me atë të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Por pavarësisht se gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Lartë ajo vlerësohet si shkalla e parë e gjykimit.
 
Kanë qenë dy prokurorët, Altin Binaj dhe Adnan Xholi që për shkak të sekretit hetimor kanë kërkuar seancën me dyer të mbyllura.

Ora 09:50 Bami mbërrin në Gjykatën e Lartë
Durim Bami mbërriti në Gjykatën e Lartë me furgon policie ndërsa ishte transportuar nga Fushë-Kruja, ku ndodhej në paraburgim. Nën masa të rrepta sigurie, i prangosur dhe i shoqëruar nga dy efektivë drejt ambienteve të Gjykatës së Lartë, Bami do të marrë pjesë në seancën ku do të rivlerësohet masa e sigurisë ndaj tij. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur