Arben Veliko, biznesmeni i ndërtimit në qytetin bregdetar të Vlorës nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, teksa ai edhe dy herë të tjera ka qenë pre e atentateve mafioze.
Në vitin 2010 Arbeni dhe vëllai i tij Rolandi, u bënë objektiv i një atentati më shpërthim të telekomanduar, teksa një sasi eksplozivi ishte vendosur në makinën e tyre.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht dy vëllezërit mundën ti mbijetonin atentatit.
Ndërkohë atentati i dytë u shënuar në 2 shtator të vitit 2014, ku biznesmeni u qëllua dy herë me arme zjarri pranë një pallati në afërsi të stadiumit Flamurtari.
Veliko mori një plumb në këmbë dhe një plumb në bark, ndërsa u dërgua në spitalin Vlorës, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale mundi të mbijetonte.
Sakaq dy atentatorët mundën të largoheshin pa u arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.
Emri i Velikos rezulton i përfshirë në një çështje trafiku lëndësh narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2008, pasi akuzohej se në bashkëpunim me persona të tjerë kishte trafikuar 11 kg heroinë.
Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Velikon me 8 vjet heqje lirie, si pjesëtar i një grupi të trafikut të drogës, por Gjykata e Lartë e rrëzoi dënimin, duke e shpallur të pafajshëm për këtë akuzë.
Dënimi i vetëm për Velikon ishin 6 muaj heqje lirie, për armëmbajtje pa leje, akuzë për të cilën ndërtuesi u shpreh i penduar.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com