Prokurori Adnand Xholi kërkoi nga gjykata që kërkesën për Frrokun t’ia drejtojë Drejtorisë së Policisë së Burgjeve pasi deputeti ndodhet në paraburgim në masë sigurie "arrest me burg".
I pranishëm në seancën e parë të këtij procesi ishte vetëm deputeti Tom Doshi, ndërsa i pandehuri Durim Bami u përfaqësua nga avokati Ilir Murati.
Gjykimi i radhës ndaj tre të pandehurve do të bëhet më 21 dhjetor. Doshi, Frroku dhe Bami akuzohen se inskenuan një atentat ndaj deputetit Tom Doshi me urdhër të Ilir Metës. Sipas tyre, Bami ishte paguar për të bërë ekzekutimin e Doshit, ndërsa Frroku u bë pjesë e kësaj historie si personi që kishte njoftuar Doshin për atentatin që do i bëhej me porosi të kryeparlamentarit Meta, një version i papranuar nga vetë Frroku.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)