Atentati në Mirditë! I plagosuri i dënuar në Greqi për drogë, në 2013 i vranë babanë, 4 në kërkim

Report Tv zbardh detaje të reja për plagosjen mbrëmjen e djeshme në Mirditë. Personat që goditën me sende të forta dhe me armë zjarri Frederik Lekën 26-vjeç ishin katër, të cilët janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Autorët që i zunë pritë të riut në vendin e quajtur "Kroji Shtogut" janë me inicialet A.N., A.N., V.P. dhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë. Por kush janë pistat? Palët janë konfliktuar për motive ende të paqarta, por nga të dhënat e para mësohet se shkak kanë qenë konfliktet e vjetra. I plagosuri Frederik Leka është me precedent të mëparshëm penal.

Ai ka qenë dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike. Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë dhe babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.

Frederik Leka ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, pasi dy plagë, një në shpatull dhe një në këmbë nga arma e zjarrit. Policia vijon kontrollet për gjetjen dhe kapjen e autorëve  të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër