Dy persona i zënë pritë, rrahin dhe qëllojnë me pistoletë 26-vjeçarin! Dërgohet me urgjencë tek 'Trauma' (EMRI)

Dy persona i zënë pritë, rrahin dhe qëllojnë me pistoletë 26-vjeçarin! Dërgohet me urgjencë tek 'Trauma' (EMRI)

I plagosuri Frederik Leka 26-vjeç

RUBIK -Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë të ndodhur në Rubik. I plagosuri është Frederik Leka 26-vjeç. Mësohet se Leka është nga pritë nga dy persona të cilët fillimisht e kanë dhunuar e më pas e kanë qëlluar me pistoletë duke i shkaktuar një plagë në shpatull.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.

"Në vendin e quajtur"Rreth I Eperm" Mirditë,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve", thuhet në njoftimin e policisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?