Inez Hajrulla, i riu i njohur si kontigjent kriminal, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Ndaj 27-vjeçarit në datën 10 maj u bë atentat, ku ky i fundit iu përgjigj me armë dhe më pas u largua nga vendngjarja. Hajrulla ishte prej ditësh në kërkim nga uniformat blu të qytetit bregdetar për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje". Nga atentati, nuk pati viktima, por mbeti i plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij në Lungomare.
Po kush është Inez Hajrulla?
27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë, ndërkohë lokali dhe zona ku qëndronte ai, konsiderohet nga policia si zona bazë e grupit të Edison Harizaj, i vrarë në nëntor 2018 në një atentat në Durrës. I riu Inez Hajrulla, i ka shpëtuar më parë dhe dy atentateve të tjera në Vlorë, ndërkohë emri i tij ekziston në kartotekën kriminale të policisë së Vlorës si i dyshuar për disa ngjarje të rënda në Vlorë.
Që nga nëntori 2017 jeton invalid pasi njëra këmbë, i është këputur gjatë një atentati me tritol në makinë. Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. SKEDA E HAJRULLËS
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet
13 Mars, 15:14
-
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
13 Mars, 14:27
-
Sarandë/ Dyshohen se u vunë nga tregtia e drogës, sekuestrohen 3 pasuri të 44-vjeçarit me precedentë (EMRI)
13 Mars, 14:14
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv zbardh listën e kandidatëve për të deputetë të PD në listën e hapur për Qarkun Vlorë
12 Mars, 21:15
-
Kaosi me listat e PD/ U zëvendësua me Vangjel Dulen, tërhiqet nga kandidimi në listat e hapura në qarkun e Vlorës kryetarja e degës së Sarandës!
12 Mars, 20:37
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen
12 Mars, 13:43
-
Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, 3 të arrestuar
12 Mars, 13:22
-
Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari
12 Mars, 11:45
-
Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë (VIDEO)
12 Mars, 11:33
Po kusj do denohet, akoma su mesuar me kta ju, ca sajojne, aty e kishin pse nuk e kapen direkt apo sa beri ca puçe çonia me ata te policis qe ta nxjerin t epafajshem me arsye per vetembrojte e te kerkoj azil jashte tu shpetoj atyre qe duan ta vrasin.
PërgjigjuMos e nxirne me kete ushtarin e edisonit se Motren do ti q*n se nuk se mend ai dhe ashtu do vdesi bashke me coke qorin se nje njeri qe behet ushtari tjeterit nuk mund te behet gangster asnjeher ashtu ngelet
PërgjigjuMe rob te keq nuk ka. Shtet muti.. Uroj me shpirt mos te dal me nga burgu ti piqet buza legenit
PërgjigjuMos e nxirrni me nga burgu kete maskara. Denojeni me 20 - 25 vjet.
Përgjigju