Atentati me 1 viktimë në Milot/ 2 miqtë u ndoqën nga autorët, i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! Zbrazën 100 plumba në drejtim të tyre

Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, drejtuesi i mjetit tip 'Toyota Land Crusiser' dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije lëvizjet e atentatorëve. Ata kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin. 

Para ngjarjes, Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Kur Preçi dhe Ibrahimi mbërritën në rrugën e pallatit, 3 atentatorët e maskuar, 2 në rolin e qitësit, 1 shofer kanë dalë nga makina e tyre tip 'Audi' dhe kanë zbrazur ndaj 2 miqve 3 karikatorë nga dy armë kallashnikov, afërsisht 100 plumba. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, burime bëjnë me dije se njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me pas ata janë larguar me automjetin tip 'Audi'. 

Pasi lëshuan breshëri kallashnikovi që nuk po depërtonin mbi makinën e blinduar të Ylli Ibrahimit, autorët i kanë ndjekur deri në hyrje të pallatit ku banon miku i Ervis Martinaj. Në fotot e siguruara nga Report Tv shihet se disa nga plumbat arritën të çajnë blindin dhe kanë depërtuar në xhamin e pasëm.

Pasi u qëlluan me breshëri plumbash, Ibrahimi dhe Preçi u dërguan me urgjence drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por 27-vjeçari Preçi nuk mundi të mbijetojë si shkak i plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spital 1 orë pas ngjarjes. Ibrahimi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Pas ngjarjes u gjet një automjet i djegur në fshatin Gramës të Krujes dhe të cilit dhe dy armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet të jenë përdorur nga atentatorët. Forca të shumta policie të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë krehjen e zonës dhe ngritur pika kontrolli, por pa arritur të bien në gjurmet e atentatoreve.

Me dhjetra persona janë shoqëruar, por deri më tani hetuesit ende nuk kanë asnjë të dyshuar për atentatin. Hetimet e policisë janë pëqëndruar në të shkuarën e Klisman Preçit dhe Ylli Ibrahimit, të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

Në përditësim...

1658558327_1658552617yllibrahimidheKlismanPreci.jpg

I plagosuri Ylli Brahimi dhe viktima Klisman Preçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Atentati në Milot/ Makina e blinduar që u qëllua me breshëri kallashnikovi u pa në varrimin e Brilant Martinaj

 

Makina e blinduar 'Toyota Land Crusiser' me të cilën po lëviznin Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi parë në varrimin e Brilant Martinaj. Ky i fundit u vra në një atentat rreth një javë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Së bashku me të ishin edhe Besmir Hoxha e Diklen Vata, të cilët gjithashtu mbetën të vdekur.

Ibrahimi dhe Preçi ishin shënjestër e një atentati mbrëmë në Milot. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi shumë pranë pallatit të tyre dhe për pasojë Preçi mbeti i vdekur.

Ora 10:33
Atentati në Milot, si po eliminohet grupi i Ervis Martinaj! Nga shoku i ngushtë te kushëriri, Ylli Ibrahimi rasti i katërt që shënjestrohet për t'u vrarë

1658564835_VISMARTINAJ.jpg

Atentati me 1 viktimë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Milot dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona. Njëri prej shënjestrave, Ylli Ibrahimi që mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës, mësohet se kishte lidhje me Ervis Martinaj.

Saga e vrasjeve duket sikur nuk ka fund pasi duket se miqtë apo bashkëpunëtorët e Martinajt po bien pre e atentateve nga persona që dyshohet të jenë rivalët e tij. Rasti i fundit ishte i Fushë-Krujës kur u zu në pritë 23-vjeçari Brilant Martinaj së bashku me dy shokët Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Gjithashtu, në gusht të vitit 2019 në Tiranë u ekzekutua ish polici Santiago Malko, ndërsa në hetimet e SPAK nënvizohet se plani ishte edhe vrasja e Ervis Martinaj. Për këtë vrasje, u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg. Në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.

Ndërsa në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në Audin e bardhë, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.

Ora 10:25
Atentati në Milot/ 3 autorët zbrazën 100 plumba ndaj makinës së blinduar të Preçit dhe Brahimit, disa prej tyre depërtuan në xhamin e pasëm

 

Autorët që kanë organizuar një natë më parë atentatin ndaj Ylli Ibrahimit dhe Klisman Preçit kanë zbrazur 3 karikatorë ndaj dy miqve. Ata i kanë ruajtur lëvizjet e 2 miqve, të cilët kanë pirë kafe në qendër të Milotit dhe më pas kanë shkuar në pallatin ku banonin. Autorët e maskuar kanë qëlluar me rreth 100 plumba drejt tyre, ku Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve që mori. Siç shihet nga fotot, disa prej plumabve kanë depërtuar në xhamin e pasëm të makinës. 

Ora 09:09
Kafja e fundit e Preçit dhe Ibrahimit sëbashku, 3 autorët e maskuar i ndoqën nga qendra e Milotit në pallatin ku jetonin

1658558327_1658552617yllibrahimidheKlismanPreci.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati mbrëmjen e djeshme në Milot, ku mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Dyshohet se tre kanë qenë atentatorët, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Preçit dhe Ibrahimit, të cilët kanë qenë fillimisht të ulur në kafen e qytetit në Milot dhe më pas autorët i kanë pritur për 10 minuta në hyrjen e pallatit. Mësohet se autorët kanë zbritur nga makina, të cilët kanë qenë të maskuar ma kapuç dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj mjetit të blinduar me të cilin lëviznin Preçi dhe Ibrahimi. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/07/2022 23:22

    Po pse shteti po u thote ketyre shkoni dhe merruni me droge?dihet se ku te con ajo pune,dhe punet e pista nuk i zgjidh njeri me polici dhe shtet.

    Përgjigju
  • Beni: 23/07/2022 23:16

    Donit te rriheshit ja u rrahet i tha kujdestari te lulekuqet mbi mure!Donit te vriteshit ja u vrate them une!

    Përgjigju
  • Tata: 23/07/2022 14:52

    Kur te filloj populli te rrije larg nje te pa puni qe jeton si pasha dhe ta konsideroje anormal lluksin e pa justifikuar,kur te fillojne te kuptojne se nje dite plumbat mbi te do te kapin edhe ty koti,kur hajdutit e kriminelit ti flitet me emrin e vertete dhe jo BISNESMEN,atehere mu d te lindi nje fije shprese per shqiperine,sepse populli ben jeten qe meriton dhe ska ligj qe te detyron te kesh kulture e nder qytetari

    Përgjigju
  • Agjenti: 23/07/2022 14:35

    Policia vazhdon avazin mbledh gezhoja dhe kreh zona. Merrni dhe nje kreher heres tjeter. Te paafte.

    Përgjigju
  • Boba: 23/07/2022 10:24

    Ja ku jemi perseri nje jave me vone me nje tjeter atentat. Nje tjeter deshtim i policise qe fokusin kryesor e ka te gjobat rrugore dhe jo te hetimet. O Gledis Nano, do u thuash atyre barinjve te tu qe te zbardhin sikur te pakten nje atentat nga 5 qe behen cdo muaj?

    Përgjigju
    • Sot: 23/07/2022 11:52

      Po ca deshtimi policie thua. Ku ka polici qe merrem me keto specie. Keta do vriten dhe do vrasin gjithmone, deri sa te shuhen.

  • Lesha: 23/07/2022 09:01

    Ky klismani asht vra kot , ylli ka ken shenjestra . Shum amatora keto vrases . Nuk iket me vrap pa i fut plum kres

    Përgjigju
    • lezh: 23/07/2022 16:43

      ti flet kollaj byth pal aty duke ngren fara edhe duke komentu ik o barbon

    • Lleshi: 23/07/2022 14:22

      Sa kollaj flet nga kafja ti vlla, Kujton se je ne "playstation" Kto aq injorant sa jane shume po vrasin.. Se mos kujton se jane profesioniste!!! Thjesht i kane ba bet qe do i vrasin dhe i kane hasem Kaq puna, por jo qe kane psikologji dhe intelekt shume, Thjesht guxim momenti nga droga dhe gjujne me Sy mbyll..

  • Maks: 23/07/2022 08:50

    Me lirin e tepert qe quhet anarshi demokratike jeton dhe krimi Ky lloj regjimi eshte i pandar me kriminela

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite