Atentati ndaj deputetit Tom Doshi
Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë

Dosja “Doshi” ku deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë duhet të vazhdojë të gjykohet pranë kolegjit penal të Gjykatës së Lartë.

Është ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës për interpretim të bërë nga Gjykata e Lartë për shkak të kompetencës së gjykimit në themel të këtij procesi.

Disa muaj më parë ky gjykim u pezullua për të shfuqizuar me kërkesë të Gjykatës së Lartë të pikës 2 të nenit 80 të kodit të procedurës penale.

Por kjo kërkesë është rrëzuar duke e lënë këtë pikë e nen në fuqi me argumentin se Gjykata e Lartë mund të funksionojë si Gjykatë e Shkallës së Parë dhe kur në të gjykohen për të njëjtin procedim penal persona që s’janë objekt i kësaj gjykate por mjafton një prej tyre.

Doshi, Frroku e Bami janë nën akuzë për kallëzim të rremë pasi sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri tjetrin ata sajuan atentatin fiktiv të pretenduar nga deputeti Doshi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen