Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2023, arrestohet në Spanjë porositësi Leonard Luzi! Pritet ekstradimi

SPANJË- Pas rreth 1 viti nga atentati i planifikuar ndaj Inzez Hajrullës, porositësi dhe organizatori Leonard Veziri ka rënë në pranga. Veizi, 47 vjeç, është lokalizuar në Spanjë ku edhe është vënë në pranga. Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e Veizit në Shqipëri, pasi SPAK e akuzon si porositësi i atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023.

GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

"Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi Leonard Luzi, 47 vjeç, i lindur në Vlorë", njofton policia. 

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Veizi që u kap sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Veizi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'Atavizëm i së kaluarës', Mesila Doda për ligjin e luftës të Greqisë: Kujton luftën e padrejtë me trauma! Ka sjellë mohimin e pronave të shqiptarëve

'Atavizëm i së kaluarës', Mesila Doda për ligjin e luftës të Greqisë: Kujton luftën e padrejtë me trauma! Ka sjellë mohimin e pronave të shqiptarëve