LUSHNJE- Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo, i njohur ndryshe si "Juli Pashako" është i dyshuari i dytë si i përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 6 ditë më parë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme policia ka nisur një operacion në Lushnje dhe në Vlorë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje që tronditi opinionin publik. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë se është ushtruar kontroll edhe në banesën e Julian Sulo, i njohur si "Juli Pashako", por nuk është gjetur aty.
Grupi hetimor ka dyshime se Sulo, i cili jeton mes Lushnjes dhe Durrësit ka dyshime se mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, apo person që mund të ketë marrë pjesë në ngjarje. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por më pas ato janë tërhequr nga Vlora, por po vijojnë në Lushnje. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme kontrolle janë kryer edhe në Fushë-Krujë, Shkodër e në Durrës.
Siç u paralajmërua më herët, Report Tv mësoi ekskluzivisht se nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Redjan Rraja, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim, por nuk dihet ende identiteti i tij, teksa mendohet të bëhet fjalë për Julian Sulon.
Lidhur me këtë ngjarje, nga e cila humbi jetën një person, Andi Maloku (shoferi i Ndojës) dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjekur të autorëve. Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 12:15
-
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
23 Janar, 11:21
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
Hej ju “kriminela” ti, ti dhe ti bëhuni gati se do vajm që dhe do bëjm kontrolle në shtëpit tuaja ....o zot o zot nuk ka vend në botën perendimore që ndodhin këto gjëra . Para se drejtësia të vendos për hapa të matutjeshëm “gazetarët “ investigiv informojn të gjithë të dyshuarit ...pastaj dihet se qka ndodh në vazhdim e sipër ...
PërgjigjuMos e ngaterroni Elvanen me keto 2 te tjerat nuk eshte e tille ajo nuk ehte e rangut tyre pispilluqeve.
PërgjigjuPo kur doli ky nga burgu se ky u kap me arme dhe me makin te blindiar para nje muaj apo vari lesht shqiperi hesapi,pastaj thon e ka fajin policija qe si arreston i lirojn gjygjtaret sa ju marrin naj qese me lek
PërgjigjuAh Vlorë e mjera Vlorë, të degjenerun vlonjatët neandërtalë! Nuk ka ditë që vlonjatët e Vlora të mos kapi faqet kryesore t gazetave!
PërgjigjuFredi kam dëgjuar nga të vjetrit: ata që bëjnë ham-ham vetëm atë të hanë...
Ik o p.r.