TIRANE - Arben Suloj, drejtori i burgut të Fushë-Krujës, ndaj të cili u bë atentat me eksploziv mëngjesin e së hënës, do të niset drejt Italisë ku do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shtyllën kurrizore. Suloj do ta bëjë këtë ndërhyrje në një klinikë private në shtetin fqinj.

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë u bë pre e një atentati, mëngjesin e së hënës kur makina me të cilën ai do të shkonte në punë, shpërtheu në lëvizje me lëndë eksplozive të dyshuar tritol, brenda portit të Durrësit.
 
Kreu i institucionit të vuajtjes së dënimit mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Por ditën e djeshme ishte vetë ai i cili përmes një postimi në Facebook, u shpreh se është mirë dhe se është jashtë rreziku për jetën. 

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)