Atentati ndaj Trump/ Gazetarja e VOA-s: Do të vijojë fushatën ku e la! Nesër do jetë në Kuvendin Kombëtar Republikan me masa të shtuara

Atentati ndaj ish presidentit Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani ka tronditur mbarë opinionin botëror. Gazetarja e Zërit të Amerikës Klementina Cenkollari pati një lidhje të shkurtër për Report Tv me Skype. Për Nertil Agalliun ajo theksoi se Trump do të vijojë menjëherë fushatën elektorale për zgjedhjet e nëntorit.

'Do të informohet më tej mbi atë se çfarë ka ndodhur dhe për hetimet për ngjarjet.'

Më tej ajo shtoi se pritet të zhvillohen ditën e nesërme punimet për Kuvendin Kombëtar Republikan ku ish presidenti Trump do të jetë pjesë dhe do të marrë zyrtarizimin si kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale.

'Mëngjesin e sotëm në rrjetin ish presidentit tha se do vazhdonte agjendën e tij dhe vëmendja është tek Kuvendi Kombëtar Republikan që nis punimet ditën e nesërme.'

Edhe në Milluoki priten masat të shumta sigurie për Trump ku do të mbahet Kuvendi.

'Trump tha se do jetë aty dhe do mbajë fjalim. Pritet të marrë emërimin zyrtar për te qenë kandidat i Partisë, Kuvendi do fillojë  në Milluoki. Aty po shtohen masat e sigurisë pas ngjarjes. Ai do të udhëtojë në Nju Xhersi.

Masat janë të shtuara. Me të njëjtat masa mbërriti në Nju Xhersi sipas një video të postuar nga një ndihmës i tij. Me siguri do të jetë ajo çfarë do duhet të shohim në vijim pasi ngjarja ndodh kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?