Atentati në Ekuador/ U ekzekutua brenda në makinë! Foto e shqiptarit të vrarë! Spitali s'i hapi derën vdiq në një klinikë private

Mediat ekuadoriane kanë publikuar foton e shqiptarit Arjanit Rizaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 9 nëntorit në Guajakil të Ekuadorit. 53-vjeçari u ekzekutua para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij ndërsa vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Pamjet që tregojnë kur qytetarët tentojnë të shpëtojnë Arjanit Rizaj pasi u qëllua me 9 plumba në Ekuador, janë të rënda.Në to, shikohet trupi  i shtrirë në tokë dhe i plagosur, një qytetar e mban në krah,  disa të tjerë duan të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, me qellim që mjekët ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin kur vjen një polic

53-vjeçari shqiptar u qëllua me armë në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në makinë e cila u bë shosh nga plumbat, dhe po priste bashkëshorten e tij të dilte nga spitali, ku kishte dërguar të atin për kontroll.

E shoqja e tij ka deklaruar si burri i saj ishte i papunë pasi ishte pa dokumentacione në këtë shtet, ndërsa me para e ndihmonte vëllai i tij që ndodhej në Kanada.

Mediat vendase e lidhin vrasjen me kohën kur u arrestua Dritan Rexhepi i njohur si bos droge dhe porositës i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës, më 17 janar 2020. 
Rexhepi u kap me 8 nëntor nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll. I njohur si kreu i grupit kriminal të transportit të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europë, nga Ekudari ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Ai u mbajt në vëzhgim që nga zbritja në aeroport derisa arriti në një vilë luksoze, e cila u rrethua nga forcat speciale që organizuan megaoperacioni për arrestimin e tij1699690124_rizaj.jpg

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/11/2023 02:24

    Nje shqiptar /i papune/ ne Ekuador! Prandaj e vrane!

    Përgjigju
  • Uahahahaha: 11/11/2023 09:29

    Ska dal francskoja nga italia per te dhene mendimin e tij, perse u vra..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur