STAMBOLL - Pas arrestimit të tre personave që sulmuan forcat e policisë në Turqi të enjten e 20 marsit Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar duke thënë se personat e arrestuar nuk janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Brendshme, bën me dije se bëhet fjalë për 1 shtetas shqiptar të Kosovës, 1 shtetas maqedonas dhe 1 person tjetër ende i paidentifikuar.

“Nisur nga lajmi i publikuar sot nё media, ku aludohet për arrestimin e tre shtetasve shqiptarё në lidhje me një sulm terrorist në Turqinë qendrore, sqarojmë opinionin publik se:
 
Nga Policia e Shtetit, përmes oficerit tё kontaktit nё Turqi, ёshtё shkёmbyer informacion i menjёhershёm me Policinё Turke, nga ku rezulton se tre shtetasit e arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese turke nuk janё shtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё.
 
Policia e Shtetit rikonfirmon dhe njё herё angazhimin e saj maksimal nё luftёn kundёr terrorizmit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Sipas Hurriyetdailynews, rreth orës 11:00 të paradites së djeshme, Turqia u tronditur nga një sulm terrorist. Forcat e policisë turke u sulmuan nga tre persona që ndodheshin në bordin e një makine në provincën turke të Nigdes.

Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 3 persona, ushtarakë dhe u plagosën 5 të tjerë, ata janë një ushtar turk, një pjesëtar i policisë turke dhe një shofer kamioni që ndodhej rastësisht në zonë.

Sipas policisë tre personat që dyshohet të jenë pjesë e një celule terroriste të Al-Qaedas dhe udhëtonin me një taksi. Ata kanë hapur zjarr në një postbllok, gjatë një kontrolli nga ana e policisë.

Pas arrestimit, autoritetet turke bëjnë të ditur se u kanë konfiskuar shtatë granata, tre kallashnikovë, tri bajoneta dhe armë të tjera.

Ndërsa kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi si një “sulm të egër terrorist”.

Redaksia online
(ac/esh/shqiptarja.com)