Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga atentati i 4 ditëve më parë në Vlorë, pasi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, i plagosuri Krenar Runaj.
53-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati ku humbën jetën Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Cami.
Krenar Runaj nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga breshëria e kallashnikovit që zbrazën autorët mbi të dhe 2 personat që ishin në pikën e basteve në lagjen 'Partizani' në Vlorë në pronësi të njërit prej viktimave, Ilir Deromemaj.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv i atentatorëve ishte Ilir Deromemaj, i cili akuzohet për vrasjen e Lame Gockajt në 1998 dhe pista ku po hetohet është hakmarrja.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen, ndërsa numri i të shoqëruarve ka shkuar mbi 10.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com