Biznesmeni Nuredin Suli mohon zërat se ka konflikte të tjera veç hamsërisë me autoret qe i vrane vellain te cilet edhe pse jane ne burg thotë Suli duket ser duan ta vazhdojnë konfliktin. Në një prononcim për mediat Suli thote se nuk ka probleme me drejtësinë edhe pse sipas policisë ai është i skeduar si një person me precedent të mëparshëm penal.
"Nuk kam asnjë lloj konflikti tjetër me askënd përvec vrasjes së vëllait tim. Autorët janë në burg po me sa duket nuk janë të qetë dhe duan ta vazhdojnë konfliktin.
Shteti duhet të marrë masa që ky konflikt të shuhet. Akuzoj policinë se nuk e ka zbardhur qëllimisht atentatin që i'u bë vëllait tim në binzesin e tij dy vjet më parë në një kohë kur autorët po gjykoheshin për vrasjen e vëllait tim." -mësohet të ketë thënë Suli
Sipas tij konflikti për të vëllain është e vetmja pistë hetimi për të zbuluar se kush fshihet pas atentatit duke hedhur akuza mbi policinë se ende edhe sot pas 2 vitesh nuk e ka zbardhur ngjarjen që i mori jetën të vëllait
"Policia kishte të dhëna për të zbuluar drejtuesin e makinës me të cilën autorët kaluan përpara lokalit dhe qëlluan me kallashnikov por nuk e ka zbardhur ngjarjen edhe sot e kësaj dite. Ky i sotmi është atentati i dytë dhe në vazhdën e konfliktit me familjen Sulo."--tha ai
Një vëlla i vrarë në 2011, tjetri i shpëtoi atentatit në 2013
Nuredin Suli nuk është i pari nga familja që bëhet pre e një atentati. Fatkeqësisht vëllai i tij Neimi, 47 vjeç u vra nga fqinji dhe dy djemtë e tij për një konflikt pronësie në një garazh, ngjarje për të cilën tre autorët janë zbardhur dhe janë dënuar nga Gjykata. Gëzim Sulo u dënua me 25 vite burg; Ervis Sulo me 25 vite burg dhe Endri Sulo me 22 vite burg. Gjashtë muaj pas vrasjes, vëllait të Gëzim Sulos, i cili mori dhe përgjegjësinë për krimin, i vunë tritol në makinë, por fatmirësisht nuk u shënua asnjë i lënduar. Edhe pse këmbënguli që krimin e bëri i vetëm, Gjykata vendosi të dënojë edhe djemtë e Gëzim Sulos, duke dhënë 72 vjet burg në total.
Ndërkohë, në tetor të vitit 2013, vëllait tjetër të Nuredin Sulit, Namikut, i bënë një atentat duke e qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet, ndërsa Suli ndodhej në karburantin në pronësi të tij. Namik Suli mundi t'i shpëtojë mrekullisht plumbave.
Biznesmeni në fushën e karburanteve dhe ndërtimit, i cili dy vjet më parë denoncoi publikisht korrupsionin në drejtësi, këtë të martë u bë pre e një atentati, por një gabim i autorëve i ka shpëtuar atij jetën.
Pakoja me një sasi të vogël eksplozivi mbështjellë me natriban dhe e lidhur me celular ishte montuar në pjesën e poshtme të shasisë së automjetit të Nuredin Sulit, i cili e kishte të parkuar në garazhin e "Kristal Center" tek Komuna e Parisit. Biznesmeni 53-vjeçar nga Fieri prej vitesh jeton në bllokun e pallateve pranë qendrës tregtare në Tiranë së bashku me familjen e tij.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO