Atentati në Tiranë/ Motori dhe arma e autorit gjenden të djegura te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie

TIRANE- Me maskë në fytyrë dhe i kamufluar si shpërndarës picash, autori ende i paidentifikuar nga policia e Tiranës, e priti Bujar Nasufin në hyrjen e pallatit që 56-vjeçari kishte ndërtuar vite më parë me të atin e vëllain, për të jetuar afër me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e së dielës së 12 janarit, i pari me automjet, për rastësi, iu afrua pallatit në zonën e Selitës në kryeqytet, vëllai i Bujar Nasufit, por autori, të cilin kamerat e sigurisë e kanë kapur në afërsi të banesës, qëndron në pritje, derisa pak çaste më vonë afrohet me makinë edhe 56-vjeçari me bashkëshorten e tij. Sapo 56-vjeçari ka dashur të parkojë, autori është afruar dhe e qëlloi me armë pa zbritur nga makina, në sy të gruas, duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje kanë mbetur copat e xhamit të makinës.

Pas vrasjes autori mendohet se largua me motoçikletë të zezë drejt Selitës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka gjetur motoçikletën të djegur në zonën 'Kodrat e Sharrës', ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova. Pranë saj u konstatua edhe arma e krimit, po e dëmtuar nga zjarri, një automatik i shkurtër, që gjithashtu u dërgua për ekspertim.

Nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon se pas vrasjes qëndrojnë konflikte brenda rrethit familjar për pronat me anëtarë të tjerë të fisit, pistë e cila po verifikohet e që nuk ka përjashtuar nga hetimi konflikte të tjera të mundshme

Pallatin e tyre e kishin quajtur 'kulla Ferdinand', emër i njëjtë me mobilierinë 'Ferdinand', në likuidim e sipër, që Bujar Nasufi kishte me të vëllanë, edhe ky biznes, jo shumë larg zonës ku banojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Vrasja e Bujar Nasufit, gjenden të djegura te 'Kodrat e Sharrës', motori dhe arma automatike që u përdorën nga autori i krimit

Në foto, motori i djegur i autorit

Gjatë orëve të paradites, Policia e Tiranës ka gjetur motoçikletën dhe armën me të cilën dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes së Bujar Nasufit.

Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën 'Kodrat e Sharrës', ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova. Pranë saj edhe arma e krimit, po e djegur. Gjithsesi, për shkak të flakëve, shpresat janë të pakta, informon gazetari Sokol Dema.

Gjatë kontrollit në afërsi të vendit ku u dogj motori, hetuesit shpjeguan se kanë gjetur edhe armën e zjarrit të vrasjes së Nasufit, një automatik i shkurtër. Autori ka djegur dhe armën e zjarrit, e cila është dërguar gjithashtu në laborator për ekspertizë.

Bujar Nasufi, pronar mobilierie, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po hynte në shtëpinë e  tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.

Ora 10:35
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilierisë 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë, ku mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:20 u ekzekutua Bujar Nasufi ka ende xhamat e thyer të makinës së tij. Autori i kamufluar si shpërndarës picash e ka pritur vetëm pak metra larg pallatit, ku 56 vjeçari kishte ndërtuar së bashku me të vëllanë dhe banonin të dy.

Pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit të pronësisë me anëtarë të fisit të tij por nuk përjashtohen pistat e tjera. Nasufi rezulton pronar i mobilierisë 'Ferdinand' që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” 

Ndërkohë grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet gjatë orësve të mbrëmjes dhe ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë. 

 Foto: Copa xhamash të makinës së viktimës

 

Ora 09:19
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'


 

Foto: Bujar Nasufi 
 

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e 56 vjeçarit Bujar Nasufi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Pallatin me Shigjeta.

Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', e cila është në likuidim e sipër.

Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar, informoi gazetari Sokol Dema. 

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermali: 13/01/2025 23:12

    Qe kur nuk u kap vrasesi i Konomit e me pas Santos, dy vrasje shume te bujshme, kjo esgte bere mode tani sikur po porosit veshmbathje ne Instagram. Policia e ndriti, nuk po kap asgje. Kta nderkoh e kan perfeksionu artin e hashasshin ne nje shkalle marramendese. Dine ku dhe si te godasin e si ti mcefin. E megjithate Shqiperia nke byth vend esgt. Dikujt i intereson kjo gjendje, vecanerisht kur flitet per subjektin qe nuk do zgjidhet kurre, prona. Ato derisa te shuhen te gjithe i takojn klases oligarke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë