TIRANË- Ka dëshmuar sot në Gjykatën për Krime të rënda, Ahmet Ajeti i dënuar për tentativë vrasje ndaj Lulzim Berishës. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se, Ajeti ka mohuar akuzën duke thënë se kishte ardhur në Tiranë për punë bashkë me Osman Korpuzin dhe kur kishin kërkuar punë në një hotel, dy persona e kanë kontaktuar dhe thënë se kishin punë për ta.
Më tej, ka vijuar Ajeti, këta persona i kanë mbyllur në një hotel në Durrës, ku i kanë thënë se duhet të vrisnin një person për ta, ose ndryshe nuk do largoheshin më.
"Për të shpëtuar nga kjo situatë unë kam plagosur veten", ka deklaruar Ajeti duke mohuar njohjen me Lulzim Berishën, për të cilin tha se e kishte parë për herë të parë në gjyq.
Ajeti tha se nuk njeh asnjë nga personat që përmenden nga Prokurori dhe që janë dënuar si pjesë e bandës së Durrësit.
Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik të vitit të kaluar nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës nw vitin 2005, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre.
Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.
Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua me kusht nga drejtësia shqiptare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu (VIDEO)
18 Mars, 11:33
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor 2024, 15:10
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht 2024, 13:09
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik 2024, 14:04
-
Ku janë kufijtë mes krimit të organizuar dhe disa politikanëve të organizuar Z. Dumani?
15 Mars 2024, 12:21
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt 2024, 14:42
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15
-
Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)
14 Dhjetor 2023, 12:40
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
23 Shkurt 2023, 17:13
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
Perralle e bukur per te qene e vertete. Jua dhane punen sikur do lyenit ndonje gardh pa ju njohur fare dhe ju s'thoshit dot jo.
PërgjigjuHahahaha shumë e vertet kjo...!