TIRANË- Është paraqitur në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën gjyqësore ndaj atentatorit të tij, Lul Berisha. Në seancën e fundit ndaj Ahmet Ajetit, Berisha u përfaqësua nga avokati i tij Detar Hysi, ndërkohë që avokati i Ajetit, Saimir Visha kërkoi gjykim të shkurtuar por kërkesa u refuzua nga gjykata.
Në seancën e sotme pritet përveç Lulëzim Berisha të dëshmojë edhe Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle. Ndër këta dëshmitarë, Coli është i penduari i drejtësisë dhe prej vitesh është nën ruajtjen e shtetit me status të veçantë.
Seancat gjyqësore tek Krimeve të Rënda kanë dështuar disa herë radhasi, pasi nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri por referuar të dhënave të sistemit TIMS Berisha rezultonte brenda vendit.
Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre. Vetë Lulzim Bershia kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua me kusht nga drejtësia shqiptare.
Ngjarja e vitit 2005, çfarë ndodhi në Durrës
Personi që u ekstradua nga Kosova, Ahmet Ajeti, tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht, 13:09
-
Ku janë kufijtë mes krimit të organizuar dhe disa politikanëve të organizuar Z. Dumani?
15 Mars, 12:21
-
Ekzekutimi i ‘Mond Çekiçit’, policia lë të lirë mbi 20 të shoqëruarit! 43-vjeçari, pak sekonda para se të merrte 6 plumba në trup, i tha vrasësve të tij: Hapni rrugën gangstera
21 Mars 2021, 09:51
-
Ekzekutohet 'Mond Çekiçi' në Durrës! 2 autorët me veshje ushtarake, i prenë rrugën makinës! Shoferi: Sapo pash armën ika me vrap, ishin të maskuar
20 Mars 2021, 09:18
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet Rexhep Ipek! Do ekstradohet nga Bullgaria
21 Janar 2021, 12:06
-
Si gjyqtarët e besuar të PD-së liruan nga burgu bandën e Lul Berishës dhe Shullazit, 4 nga 6 të akuzuarit sot nga SPAK ishin dënuar me burg përjetë
12 Dhjetor 2020, 10:28
-
Para arrestimit Viktor Ymerit iu vendos masë kufizuese nga OFL! Ndalim dalje jashtë shtetit si dhe nga qarku i Vlorës
12 Dhjetor 2020, 09:01
-
Të akuzuar për 2 vrasjet e bujshme në 2005/ Lihen në fuqi masat 'arrest në burg' Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi
10 Dhjetor 2020, 15:40
-
Lul Berisha merr fitoren e dytë me shtetin! Gjykata i kthen licencat e 1.2 mln litra naftë të 'Rajan 2007'
24 Tetor 2020, 09:48
-
Nga Tahiri, tek Dajti, Lul Berisha e Arben Grori, dosjet që Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë me përparësi
14 Korrik 2020, 12:34
-
Dënohet me 16 vite burg atentatori i Lulzim Berishës
30 Qershor 2020, 14:09
-
OFL godet sërish Lul Berishën, pas BMW-së së blinduar i sekuestron 1.2 mln litra naftë: Iu hoq licenca, por vijoi punën në port me kërcënime
5 Maj 2020, 14:03