Atentatorit të Çapajve i gjendet celular në burg

Atentatorit të Çapajve i gjendet celular në burg

Shkëlzen Hasanpapaj

TIRANE- Shkëlzen Hasanpapajt nga Elbasani i njohur si atentatori i Florenc Çapajt i është gjetur një celular në qeli. Gjatë kontrollit në paraburgimin e 302 të riut iu gjet celulari që kishte fshehur, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Hasanpapaj tashmë do të merret i pandehur dhe do të gjykohet për akuzën e futjes së sendeve të ndaluara në burg. Shkëlzen Hasanpapaj është marrë i pandehur edhe për atentatin ndaj Florenc Çapajt në Elbasan. Pak ditë më parë ndaj Hasanpapajt prokuroria e Elbasanit kërkoi 22 vite burg.

Në datën 6 qershor 2016 nga Shkëlzen Hasanpapaj qëlloi me breshëri për të vrarë Bledar Muçën dhe Florenc Çapajn, të cilët shpëtuan, ndërsa u plagos një efektive policie që po kalonte rastësisht në rrugë (lexo këtu lajmin e plotë).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj