Në Shqipëri pjesë e një klani mafioz, në Belgjikë hajdut supermarketesh! Bledar Muça ishte dënuar me 4 muaj burg në mungesë se vodhi celularë, priza dhe prezervativë

Në Shqipëri pjesë e një klani mafioz, në Belgjikë hajdut supermarketesh! Bledar Muça ishte dënuar me 4 muaj burg në mungesë se vodhi celularë, priza dhe prezervativë

Bledar Muça

TIRANË-Bledar Muça, i ekzekutuar 3 ditë më parë, në Shqipëri njihej si pjesë e një klani mafioz, por në Belgjikë kishte një tjetër profil krimineli, si hajdut në supermarkete. Ai është dënuar me 4 muaj burg në mungesë në dhjetor të 2018 pasi së bashku me tre persona të tjerë, kishin vjedhur një supermarket Carrefour në Schoten, një qytet tjetër në periferi të Antwerp-it. Muça në bashkëpunim me shokët kishin marrë celulare, çelësa, priza, llamba dhe një kuti me prezervativë të fshehur nën rroba që kapnin shumën prej 600 eurosh.

Si ndodhi vrasja?
Bledar Muça është mbajtur në vëzhgim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur ai po kthehej në mbrëmje rreth orës 23:00 të së shtunës për ta qëlluar, përpara banesës së tij, të pa shqetësuar dhjetra metra më tutje ishte Komisariati i Policisë. Nga sa mësohet, referuar mediave vendase, autorët e kanë qëlluar nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend. Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se deri në këtë fazë të hetimit, të gjitha provat çojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar. Ai njihej në lagje si "anglezi" për shkak se ishte i pajisur një pasaportë britanike, e ndërsa dëshmitarë të kësaj skene krimi kanë qenë edhe fqinjët, që tregojnë se janë tmerruar për shkak të të shtënave që dëgjuan. Madje një prej tyre, ka rrëfyer se ka parë një prej autorëve teksa largohej me armën në dorë. Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër. Është dashur identifikimi me gjurmë gishtërinjsh për të zbuluar se viktima është shqiptari Bledar Muça.

Pistat e hetimit
Pista kryesore e hetimeve është përqendruar në larje hesapesh, nisur nga fakti që Muça ishte një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri me 2 atentate të dështuara më herët, megjithatë nuk është përjashtuar edhe pista për prishje të pazareve të drogës. Kjo sepse zona Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes 2 klaneve sa i përket "territorit" të drogës. Hetimet vijojnë dhe do të shtrihen edhe në Shqipëri, pasi siç është raportuar më herët autoritetet shqiptare janë njoftuar tanimë zyrtarisht për vrasjen e Muçës.  Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Kush është Bledar Muça?
Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta. Ai njihet si krahu u djathtë, i  Florenc Çapjas,  i është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maroken: 25/01/2022 20:01

    Gollot jane frikacake si gabelet, jetojne si fis e u duket vetja trim,kur ndahen behen si minj. Bjeruni mos te ngrene koke, se jane rrace e keqe. Llafazane,thashethemaxhinj,shpirtligj. Edhe brenda llojit te tyre shahen me liber shtepie, dhe jane dhe imoral brenda shtepise e fisit te tyre.

    Përgjigju
  • Chamberlayne r.London: 25/01/2022 19:24

    Ky tipi ketu ne Londer shoqrohej me nje shqiptare me pas italiane me nje minicoumtryman white e perdorte ate per t.cu mallin..Chamberlayne road

    Përgjigju
  • Ragipi: 25/01/2022 19:15

    Kan fillu marokenet e holandes me vra shume si ky spacatori elbasanit.Ska shume para ktij vrane dhe nje tjeter qe shperndante me shumice.Eshte i njejti grup qe vrau nji gazetar te shquar holandez ka ca muaj.Quhen mokro mafia dhe jane vetem marokene magjupe te droguar.Deri dje kane qene ushtaret e shqiptareve ndersa tani mesiguri duan te marrin rrjetin e shperndarjes neper evrope te cilin akoma e kane ne dore shqiptaret ne belgjike.

    Përgjigju
  • Alb: 25/01/2022 18:58

    Do e ket vrar ndonje maroken mavriun edhe keta e bejn si atentat mafioz vtm ketu behen mafioz te rrezikshem keta andej jan magioza tik toku.

    Përgjigju
  • Ligji: 25/01/2022 18:36

    Zari i çapjave ketu i japin rendesi sikur eshte el chapo,ne belgjik ishte nje hajdut i rendomte me nje fund te merituar ,ishalla shuhet fara e keqe

    Përgjigju
  • Shefqet verrlaci: 25/01/2022 17:20

    Ku katandisen keto lloj tipash.e cojn në fis the Në origjin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë