AEK-u i Athinës fitoi 0-1 në Firenze kundër Fiorentinës në Conference League dhe shqiptarët Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios ishin më të mirët në fushë. Strakosha, ish-gardiani i Lazios është një emër i njohur në Itali dhe 'Cronache di Spogliatoio' përfitoi nga vizita e tij në Firenze, duke i marrë një prononcim për vitet e kaluara në Serie A dhe më pas rikthimin në Athinë, vend që gardiani e quan shtëpi, pasi aty ka lindur.
"Vitet te Lazio - Lazio i Immobiles, Luis Albertos dhe Milinkovic-Savicit? U argëtova shumë duke luajtur me ta. Ato ishin ndoshta vitet më të mira të karrierës sime. Më i forti, megjithatë, për mua në nivel teknik ishte Pedro. Mbresëlënës.
Inzaghi dhe debutimi - Ai më dha debutimin tim, është një djalë që bën shumë shaka, të largon presionin. Do t'i jem përjetë mirënjohës. Ai po bën shumë mirë edhe në Arabinë Saudite, e meriton karrierën që po bën. Shpresoj se kam kontribuar sadopak.
Keqardhje dhe lamtumira te Lazio - Ishin dhjetë vite të mrekullueshme te Lazio. Keni ndonjë keqardhje për largimin? Jo, e dija që do të kthehesha në shtëpi herët a vonë. Largimi nga shtëpia në moshën 16 vjeç nuk është e lehtë, por më ndihmoi të rritem si burrë. Jemi të gjithë ende në kontakt, edhe pse pothuajse askush nga Lazio im nuk ka mbetur.
Rilindja në Greqi - Pas dëmtimit tim në Premier League, humba pothuajse një vit të karrierës sime. Më mundonin dyshimet: 'A do të jem ndonjëherë përsëri i njëjti?' Te AEK, kam gjetur përsëri lumturinë dhe kjo duket në fushë. Këtu, ka shumë ish-lojtarë të Serie A: Joao Mario, Jovic, Brignoli, Pereyra dhe Marin, ne gjithmonë bëjmë shaka.
Për të luajtur me Kombëtaren, zgjodha Shqipërinë për familjen time, por unë kam lindur në Athinë, kjo është shtëpia ime. U habita nga niveli i ligës greke, nuk e prisja të ishte përmirësuar kaq shumë. Ju siguroj, ekipet e mëdha greke nuk kanë asgjë për t'u pasur zili nga klubet në Spanjë, Itali apo Angli", tha 30-vjeçari.
Komente









I qofte fal Igli tares se ky 10 vjet ne lazio I kish pa vetem ne enderr
PërgjigjuFalemnderit igli
Djale shume i mire . Nuk i ka harruar rrenjet e tij. I ati i tij nje shqiptar i vertete kurre nuk e hoqi Shqiptarine nga zemra dhe bravo i qofte qe e ka transmetuar kete ndjenje fisnike edhe te birit. Eshte normale per nje femije qe lindet ne vend te huaj te mos kete ndonje lidhje te forte me vendin e origjines.Ata edhe kur kthehen per pushime nuk e njohin fare ambjentin . I duhet hequr kapelja si te atit edhe te birit. Respekte pa fund per te dy
PërgjigjuNjerzit me nje 100 fytyra nga iken era nga je ti ore nga shqipria nuk je nga je na plasi me ke shkon ti
PërgjigjuO k.. me gunga ka lindur e esht rritur ne greqi e perfaqeson shqiprin SI I jati I tij. Ka ndejtur mbi 6 vjet rezerv ne KOMBETARE e prap nuk iku.pse e shan apo se thot athina esht shtepia ime se atje Kam lindur?
Edhe Simon Simoni eshte katolik antik besoj ka ardh koha e portierit Simoni !
PërgjigjuJo grek te quhesh po dhe egjyptjan vetem shqiptar nuk ndjehesh.kur luan me shqiperin per hatrin e familjes me mir mos luaj.egjyptjant kthehen nga fryn era.
PërgjigjuNga origjina familjare eshte shqiptar pra.I lumte.Ne respekt te gjakut te vet