ATHINË - Gjendja e Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas është përkeqësuar. Siç bën me dije Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepiskopi është shtruar që në datën 3 janar.
Burime për Shqiptarja.com thanë se Kryepiskopi iu nënshtrua një operacioni delikat dhe tashmë është i intubuar në reanimacion.
Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më datën 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi. Prej kësaj date gjendja shëndetësore e Kryepiskopit është përkeqësuar, teksa mjekët kanë qenë skeptik edhe për një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të moshës madhore të Fortlumturisë së tij (95 vjeç).
Megjithatë dy ditë më parë Kryepiskopi pati një përmirësim të ndjeshëm sipas spitalit në Athinë. Por mesa duket sot gjendja e tij është përkeqësuar. Gjatë kësaj jave, në spital ka patur vizitorë të shumtë, si kryeministri grek dhe Kryepiskopi i Athinës, por edhe vizita nga ministri i Jashtëm grek dhe ambasadorja shqiptare në Athinë.
Njoftimi i spitalit 'Ungjillëzimi' në Athinë për gjendjen e Kryepiskopit Anastas
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.2%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1731
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas
10 Janar, 14:59
-
Themeluesi i Sant Egidio: Ju rrëfej kontributin e Kryepiskopit Anastas Janullatos në rilindjen e Kishës Orthodhokse Shqiptare
9 Janar, 13:51
-
Burime për Report Tv: Përmirësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas! Përjashtohet mundësia e ndërhyrjes kirurgjikale! Prej 3 janarit i shtruar në një spital të Athinës
8 Janar, 10:15
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dita e Ujit të Bekuar, mijëra besimtarë në Kishën Ortodokse! Besimtarja: ritualin e kam kryer fshehurazi në komunizëm!
6 Janar, 14:00
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23
-
Kryepeshkopi Anastas po mjekohet në spitalin 'Ungjillëzimi' në Athinë! U transportua me avion ushtarak! Burime për Report TV: Gjendja e stabilizuar
3 Janar, 14:33
-
Kryepeshkopi Anastas Janullatos shtrohet në spital! Kisha Orthodhokse: Shkak viroza sezonale, gjendja e tij e qëndrueshme
30 Dhjetor 2024, 14:12
-
Greqia shkundet nga 6 tërmete radhazi, nga Kreta deri në Athinë! Forca deri në 4,4 ballë, panik te banorët
29 Dhjetor 2024, 15:55
-
Një boshllëk që besimi mund të mbushë mes shqiptarëve
26 Dhjetor 2024, 16:00